E Mërkurë, 04.24.2024, 03:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
GLAUK KONJUFCA - EKSTREMIZMI FETAR, ARMIKU I KOMBIT SHQIPTAR, DËSHMI E DËSHTIMIT TË SHTETIT

E Shtunë, 08.02.2014, 08:13am (GMT+1)



PRISHTINE - Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, duke folur për aktin terrorist të Lavdrim Muhaxherit, ka thënë se shkaqet e këtij rasti duhet kërkuar te dështimi i shtetit të Kosovës. Sipas tij, Shteti i Kosovës ka dështuar të ketë nën kontroll njerëzit dhe mjetet e dyshimta që hyjnë në Kosovë.

"Kemi të bëjmë me një qeveri dhe institucione që nuk e kontrollojnë zhvillimin e këtyre fenomeneve ashtu siç e kontrollojnë shtetet e zhvilluara të cilat i parandalojnë. Përgjegjësia më e madhe është te institucionet që duhet të mbikëqyrin hyrje-daljen e njerëzve dhe parave që hyjnë në Kosovë prej vendeve dhe organizatave të dyshimta", ka shtuar Konjufca në emisionin Info Magazine.

Duke folur për zhvillimet politike në vend Konjufca ka thënë se Partia e Hashim Thaçit e ka kuptuar se do të mbeten pa pushtet. Sipas tij, zyrtarët e PDK-së e kuptojnë pushtetin si imunitet ndaj krimeve që kanë kryer në shtatë vitet e fundit. "PDK e ka me garanci do të mbetet pa pushtet. PDK do të mbetet në opozitë", ka thënë Konjufca.

Lidhur me akuzat e Prokurorit Clint Williamson ai ka thënë se ato nuk janë kundër individëve por janë kryekëput ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. "Natyrisht, organizata përbëhet prej disa individëve. Shtabi i UÇK-së i ka pasur disa individë", ka thënë Konjufca. "Në deklaratat e Williamsonit inkriminohet UÇK-ja", ka shtuar ai. Sipas tij, Williamson e akuzon UÇK-në se ka pasur doktrinë brenda UÇK-së për vrasjen e minoriteteve që kanë jetuar Kosovë.

"Ai përdorë akuza për spastrim etnik ndaj serbëve dhe minoriteteve tjera në Kosovë. Deklarata tjetër është për krime kundër njerëzimit...", ka thënë Konjufca, duke komentuar raportin e Prokurorit Williamson. Konjufca ka thënë se Clint Williamson ia ka zbritur peshën Raportit të Dick Martyt, pasi në raportin e fundit s'janë gjetur fakte se ka pasur trafikim të organeve të njerëzve.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JAHJAGA - KOSOVA NUK DO TË BËHET ASNJËHERË STREHË E GRUPEVE RADIKALE (08.01.2014)
NË MBROJTJE TË POPULLIT PALESTINEZ NË GAZA (08.01.2014)
GJYKATA SPECIALE - PENG I NGËRÇIT INSTITUCIONAL (08.01.2014)
JAKUP KRASNIQI - VENDI S'KA NEVOJË PËR ZGJEDHJE, LAN MUND TA QEVERISË (08.01.2014)
PDK DHE KOALICIONI PASZGJEDHOR PËRBALLEN MË 21 GUSHT NË KUSHTETUESE (08.01.2014)
KËRKOHET MBYLLJA E PËRKOHSHME E PIKËKALIMIT KUFITAR ME SHQIPËRINË (08.01.2014)
VJEDHJA E BANKËS, 6 ARRESTIME TË REJA (08.01.2014)
EditorialZVICRA I PËRKRYEN VEÇANËSITË E SAJ NË HARMONI DHE PAJTIM ME KONTEKSTIN EVROPIAN DHE BOTËROR (08.01.2014)
KRYEMINISTRI RAMA - HIMARA NUK ËSHTË MINORITARE (07.31.2014)
PETICIONI 'DREJTËSI PËR GRATË E DHUNUARA' MBLEDH 115 MIJË NËNSHKRIME (07.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]