VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GLAUK KONJUFCA - EKSTREMIZMI FETAR, ARMIKU I KOMBIT SHQIPTAR, DËSHMI E DËSHTIMIT TË SHTETIT

E Shtunë, 08.02.2014, 08:13am (GMT1)



PRISHTINE - Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, duke folur për aktin terrorist të Lavdrim Muhaxherit, ka thënë se shkaqet e këtij rasti duhet kërkuar te dështimi i shtetit të Kosovës. Sipas tij, Shteti i Kosovës ka dështuar të ketë nën kontroll njerëzit dhe mjetet e dyshimta që hyjnë në Kosovë.

"Kemi të bëjmë me një qeveri dhe institucione që nuk e kontrollojnë zhvillimin e këtyre fenomeneve ashtu siç e kontrollojnë shtetet e zhvilluara të cilat i parandalojnë. Përgjegjësia më e madhe është te institucionet që duhet të mbikëqyrin hyrje-daljen e njerëzve dhe parave që hyjnë në Kosovë prej vendeve dhe organizatave të dyshimta", ka shtuar Konjufca në emisionin Info Magazine.

Duke folur për zhvillimet politike në vend Konjufca ka thënë se Partia e Hashim Thaçit e ka kuptuar se do të mbeten pa pushtet. Sipas tij, zyrtarët e PDK-së e kuptojnë pushtetin si imunitet ndaj krimeve që kanë kryer në shtatë vitet e fundit. "PDK e ka me garanci do të mbetet pa pushtet. PDK do të mbetet në opozitë", ka thënë Konjufca.

Lidhur me akuzat e Prokurorit Clint Williamson ai ka thënë se ato nuk janë kundër individëve por janë kryekëput ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. "Natyrisht, organizata përbëhet prej disa individëve. Shtabi i UÇK-së i ka pasur disa individë", ka thënë Konjufca. "Në deklaratat e Williamsonit inkriminohet UÇK-ja", ka shtuar ai. Sipas tij, Williamson e akuzon UÇK-në se ka pasur doktrinë brenda UÇK-së për vrasjen e minoriteteve që kanë jetuar Kosovë.

"Ai përdorë akuza për spastrim etnik ndaj serbëve dhe minoriteteve tjera në Kosovë. Deklarata tjetër është për krime kundër njerëzimit...", ka thënë Konjufca, duke komentuar raportin e Prokurorit Williamson. Konjufca ka thënë se Clint Williamson ia ka zbritur peshën Raportit të Dick Martyt, pasi në raportin e fundit s'janë gjetur fakte se ka pasur trafikim të organeve të njerëzve.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.