E Enjte, 04.25.2024, 04:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Vdes në Nju Jork në moshën 51 vjeçare ish ambasadori i Shqipërisë në SHBA Lublin Dilja
E Hënë, 02.02.2009, 08:59am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Dje pasdite vdiq në një spital të Nju Jorkut, ish Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Lublin Dilja, pas një sëmundjeje të rëndë. 

Z. Dilja lindi në Elbasan në 10 tetor të vitit 1957, ku kaloi edhe vitet e fëmijërisë. Shkollën e lartë ai e kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega Anglisht. Pasi përfundoi shkollën, në vitin 1980, ai punoi fillimisht si mësues i gjuhës angleze. Më pas kreu disa kualifikime pasuniversitare për psikologji-pedagogji, si dhe kurse për diplomacinë në Shtetet e Bashkuara, në Britani e Itali.

Z. Dilja ka patur një karrierë të spikatur si profesor në Universitetin e Tiranës dhe atë të Elbasanit dhe si punonjës shkencor në Institutin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë. Ai kishte titullin "Doktor i Shkencave".

Nga viti 1993 deri më 1997, Lublin Dilja ishte Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara. 

Në shtator të vitit 2001 ai u zgjodh Deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga viti 2002 e deri në fund të jetës, ai ishte Ministër Fuqiplotë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë OKB-së dhe njëkohësisht zëvendëspërfaqësues i këtij misioni.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ambasadori i Shqipërisë në OKB Adrian Neritani, e vlerësoi kolegun e tij Lublin Dilja në planin personal dhe atë profesional:

"Ai ishte një individ me cilësi të larta dhe të dukshme profesionale... Ai e kombinonte profesionin si diplomat me përgatitjen e tij si pedagog dhe shkencëtar. Duhet theksuar se Lublin Dilja ka qenë Ambasador i Shqipërisë në SHBA në një periudhë shumë të rëndësishme për vendin."

Ambasadori Neritani tha se cilësitë e veçanta njerëzore dhe profesionale të zotit Dilja u shprehën edhe në detyrën e tij në OKB:

"Ambasadori Dilja ka qenë një figurë publike, jo thjesht zyrtare, një figurë e respektuar nga komuniteti shqiptar i Amerikës dhe nga kolegët e tij diplomatë brenda dhe jashtë misionit të OKB-së".

Zoti Neritani, e kujton ish-kolegun e tij si një njeri kurajoz deri në minutat e fundit të jetës:

"Ai shfaqi kurajo dhe një ndjenjë të lartë përgjegjësie, duke luftuar deri në fund sëmundjen e rëndë".

Z. Dilja le pas gruan dhe dy djem./Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ambasadori Amerikan në Beograd Munter: Çështja e Kosovës ka marrë fund !  (02.01.2009)
Zvicër: Mbyll punimet Forumi Ekonomik i Davosit - Shqipëria u përfaqësua nga Kryeministri Berisha (02.01.2009)
Hashim Thaçi: Tadiçi e ka në zyrë fantazmën e Millosheviçit (01.31.2009)
Republikanët amerikanë zgjedhin zezak kryetarin e partisë (01.31.2009)
Beogradi t'iu japë shqiptarëve të Luginës së Preshevës të njëtat të drejta që Kosova zbaton për komunitetin serb (01.30.2009)
Senati shkarkon nga posti Bllagojeviçin (01.30.2009)
Kuvendi jep dritën jeshile që Shqipëria të kandidojë për në BE (01.29.2009)
The Washington Post: Obama pritet ta vizitojë në prill Kosovën (01.29.2009)
Gjykohet njëri nga përgjegjësit e masakrës së Krushës së Vogël (01.29.2009)
Ismail Kadare sot 73 vjeç! (01.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]