VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJYKATA SPECIALE E KOSOVËS DO TË KALOJË NË DUART E KËSHILLIT TË SIGURIMIT

E Premte, 08.15.2014, 08:41am (GMT1)

Rikthehet frika se në rast të dështimit të krijimit të institucioneve të reja dhe shkuarjes në zgjedhje, çështja e Gjykatës Speciale do t'i kalojë në duar Këshillit të Sigurimit, raporton KTV.

Si tendencë e tillë po shihet në Kosovë edhe kërkesa e fundit e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, që më së largu në fillim të vitit të ardhshëm të funksionalizohet Gjykata Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së.

Naim Rashiti, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizës, tha se nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin që deri në fund të vitit të kalojë ndryshimet kushtetuese për formimin e kësaj gjykate, atëherë ka tendencë që kjo çështje të kalojë në dorë të Këshillit të Sigurimit.

Megjithatë, ai është i bindur se institucionet e Kosovës do të krijohen shpejt dhe Qeveria e re e Kosovës do të negociojë marrëveshjen me Qeverinë e Holandës e më pas atë ta miratojë Kuvendi.

Ndërkohë, analisti Artan Muhaxhiri tha se mënyra se si do të funksionalizohet Gjykata Speciale do të jetë një test për klasën tonë politike.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.