VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ERMELINDA MEKSI KËRKOI SHKARKIMIN - KËSHILLI MBIKQYRËS MBRON FULLANIN

E Premte, 08.15.2014, 04:11pm (GMT1)


Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë rrëzoi dje propozimin për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, pas skandalit të vjedhjes së rreth 7.1 milionë dollarëve.

Sipas gazetës Panorama ka qenë pikërisht Ermelinda Meksi, ajo e cila ka kërkuar shkarkimin e Guvernatorit, duke e bërë atë përgjegjës për skandalin në këtë institucion.

"Anëtarja e Këshillit Mbikë- qyrës, zonja Meksi, në përputhje me nenin 47, pika 2, germa (c) të ligjit "˜Për Bankën e Shqipërisë', propozoi shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë (5 anëtarët e tjerë të pranishëm) nuk e pranoi propozimin e saj" thuhet edhe në deklaratën për media të shpërndarë nga BSH.

Pas propozimit të Meksit mësohet se katër anëtarët e tjerë, Dhori Kule, Eva Golemi, Petraq Milo dhe Elisabeta Gjoni, janë shprehur kundër shkarkimit të Guvernatorit. Ndërsa Ardian Civici ka deklaruar se përgjegjësia e Guvernatorit dhe e Këshillit Mbikëqyrës do të dalë në përfundim të hetimeve të nisura tashmë nga Prokuroria.

Fullani mbetet Guvernator, bie propozimi i Meksit

Në mbledhjen e posaçme, të 5 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës kanë votuar kundër propozimit të Ermelinda Meksit për shkarkimin e guvernatorit Fullani: "Elementi njerëzor ka lehtësuar punën e elementit kriminal për të realizuar vjedhjen". Përveç shkarkimit janë diskutuar edhe 10 çështje të tjera

keshilli

I mbledhur posaçërisht, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka rrëzuar me shumicën e votave propozimin e anëtares Ermelinda Meksi për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, për mosushtrimin e përgjegjësive që do të mund të parandalonin vjedhjen 7.1 milionë USD tri javë më parë. Kjo është hera e parë që mbikëqyrja bankare zbardh votën pro dhe kundër, por asgjë e re nuk ka ndodhur në mbledhjen e pritur me ankth. As guvernatori nuk ka dhënë shenja për një dorëheqje të mundshme, por edhe Këshilli i Mbikëqyrjes, të paktën 5 nga 6 anëtarët janë pro Fullanit Guvernator.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.