VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CIA - SERBIA KA PROBLEME ME KOSOVËN DHE BOSNJËN

E Shtunë, 08.16.2014, 06:25am (GMT1)



Sado që dikush prej jashtë të dëshirojë të imponojë çështje të tjera, si ajo për emrin, për të cilën gjithashtu njohësit thonë se është i pabazë dhe i imponueshëm, sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Agjencisë së Inteligjencës Amerikane, Maqedonia nuk ka probleme të tjera të hapura përveç refuzimit të Greqisë që ta pranojë emrin e vendit.

 "Kosova dhe Maqedonia e kanë përfunduar demarkacionin e kufirit të tyre në shtator 2008; Greqia vazhdon të refuzojë pranimin e emrit Maqedoni ose Republika e Maqedonisë", thuhet në librin e fakteve të publikuar nga CIA, raporton e përditshmja "˜Koha' në Maqedoni. 

Nga fqinjët, sipas të dhënave të publikuara nga CIA, nuk është regjistruar asnjë problem dypalësh për Shqipërinë dhe Bullgarinë. Për Serbinë është theksuar problemi me Kosovën dhe pjesët kontestuese të kufirit me Bosnjë dhe Hercegovinën përgjatë lumit Drina. 

Çështja e emrit të Republikës së Maqedonisë nuk është ndërkaq kontesti i vetëm i fqinjit tonë jugor. Këtu qëndrojnë edhe çështja e Qipros si dhe kontestet e tjera që i ka Greqia me Turqinë, si përcaktimi i pjesës kontinentale në perëndim të ishujve grekë në Egje.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.