VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SKANDALI I PEDOFILISË, AGRON CANE PARA ARRESTIT - KOT MË DENONCON, UNË NUK DËNOHEM

E Djelë, 08.17.2014, 07:09am (GMT1)


SARANDE - Pak orë para arrestimit, sekretari i zyrës së deputetit Kokëdhima në Sarandë, Agron Cane ka ftuar për kafe gruan E.G. Nëna e 4 fëmijëve ka hezituar ta takojë 60-vjeçarin, ndërkohë që ai i thotë në telefon se "dua të pimë një kafe se janë biseda që nuk bëhen në telefon".

Pasi janë takuar në një kafene, Cane e kritikon gruan e ve pse ka folur me gazetarët dhe duke parë vendosmërinë e saj për ta publikuar ngjarjen, i thotë: "Kot po më denoncon, sa për të më prishur punë. Unë kam folur me prokurorin, e kam shok, dhe ai më tha që nuk të dënojnë dot se s'ke bërë asnjë veprim".

Gruaja në fund i thotë: "Po çfarë thua, ti doje të më merrje dritën e syve..." dhe largohet nga tryeza. E. G. nëna e katër fëmijëve të mitur kishte besuar se tashmë punësimi mund të sigurohet lehtësisht fal çeljes së zyrës së deputetit socialist të Qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima. Në fillim të muaj mars, ajo takoi sekretarin e deputetit, Agron Cane për të kërkuar punë. Ai është treguar i gatshëm për ta ndihmuar këtë grua pa burrë.

"Im shoq u aksidentua në punë teksa punonte si muratorë pesë vite më parë. Ai përfundoj i vdekur në trotuar nga skela e objektit në ndërtim", tha ajo. E.G. thotë se gjendja e saj ekonomike është vështirësuar pas tragjedisë. "Jetoj si mos më keq, por këta që kanë ardhur në pushtet të kërkojnë nderin e vajzës", thotë ajo.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.