VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LIBRAZHD - IDAJET BALLIU SHKON SI STUDENT NË ARABINË SAUDITE, VRITET SI XHIHADIST NË SIRI, FAMILJA E TIJ NË KUSHTE TË MJERUESHME

E Djelë, 08.17.2014, 07:45am (GMT1)



Familjarët e 24-vjeçarit nga Dragostunja, i vrarë në Siri, deklarojnë se Idajet Balliu kishte shkuar me studime dhe se është mashtruar nga ekstremistët.

Xhaxhai Tahir Balliu shprehet se nuk di asgjë për nipin e tij 24-vjeçar, përveç lajmeve të dhëna në televizion. Gjithashtu, ai thotë se familja nuk di asgjë edhe për vëllanë e tij dhe bashkëshorten, prindërit e Idajetit që gjithashtu janë larguar drejt Arabisë Saudite.

"Ajo që mendoj unë është se, nëse është e vërtetë që ata i kanë mashtruar, u kanë thënë për studime dhe i kanë bërë ekstremistë, Zoti i ndëshkoftë! Nuk do gjejnë kurrë paqe", thotë Tahir Balliu, raporton Tch.

Po ashtu fqinjët shprehen se familja Balli njihej si familje e mirë. "Me gjithë shpirt e zemër e them se këta janë mashtruar nga ekstremistët. Ata nuk janë ekstremistë, në asnjë mënyrë. Ata janë fukarenj. Ai u nis për shkollë andej dhe kush e di kanë vajtur edhe ata. Ne jemi fshat mysliman, e duam fenë islame, por jo ekstremizmin", thotë një prej fqinjëve.

Idajet Balliu është larguar nga vendi i tij i lindjes dy vjet më parë, para një muaji ai është parë sërish në fshat dhe më tej asgjë nuk dihet se si 24-vjeçari nga fshati Dragostunjë mbeti i vrarë në Siri. Po ashtu mendohet se edhe prindërit e Idajetit kanë rënë pre e mashtrimeve dhe janë larguar drejt Sirisë.

Familja Balliu jetonte në kushte ekstremisht të varfra në Dragostunjë dhe mendimi për një jetë më të mirë i ka shtyrë ata drejt largimit të përhershëm nga vendlindja.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.