VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARREST SHTËPIAK PËR QAZIMIN DHE KABASHIN

E Djelë, 08.17.2014, 02:55pm (GMT1)



Zyrtarë të misionit evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX ia kanë konfirmuar Radios Evropa e Lirë lajmin se imamit nga Gjilani, Zekirja Qazimit dhe Liridon Kabashit nga Polaci i Skenderajt, iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

Të dy personat e lartpërmendur janë arrestuar të enjten me dyshimin se kanë kryer tri vepra penale që kanë të bëjnë me terrorizmin.

Ndërkaq të mërkurën, Policia e Kosovës ka arrestuar 40 persona me dyshimet e njejta në 60 lokacione të ndryshme në Kosovë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.