VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAPA FRANÇESKU TË RINJVE: "WAKE UP" - ZGJOHUNI!

E Hënë, 08.18.2014, 11:27am (GMT1)



VOAL - Mëse 40 mijë vetë morën pjesë në meshën përfundimtare të Ditës së gjashtë aziatike të Rinisë, kremtuar nga Papa Françesku në sheshin e kështjellës së Haemit, në Korenë e Jugut. E ndjerë dhe e ndjekur me vëmendje të jashtëzakonshme, homelia e Atit të Shenjtë, siç na njofton i dërguari i Radio Vatikanit, Davide Dionisi: RealAudioMP3

Në Haemi, thirrja e Papës Françesku, dëshmia e tij personale, karizma e miqësisë dhe e mirëkuptimit të thellë, ua fitoi zemrën të rinjve të pranishëm ardhur nga i gjithë kontinenti.  Në homelinë e meshës, që mbylli Ditën Aziatike të Rinisë, Ati i Shenjtë u ndal fillimisht në moton e kësaj ngjarjeje: "Rini e Azisë, zgjoju!". E Papa shpjegoi kuptimin e fjalëve të motos, duke filluar nga "˜Azia':
"Kontinenti aziatik, i mbrujtur me tradita të pasura filozofike dhe fetare, mbetet një horizont i gjerë për dëshminë tuaj në Krishtin, "˜udha, e vërteta e jeta' (Gjn 14,6). Si të rinj që, jo vetëm jetoni në Azi, por jeni bij e bija të këtij kontinenti të madh, keni të drejtë e detyrë të merrni pjesë plotësisht në jetën e shoqërive tuaja. Mos kini frikë ta çoni dijen e fesë në çdo fushë të jetës shoqërore!"
  Si anëtarë të kontinentit, të rinjtë kanë një rol vendimtar në shoqëri, secili sipas ndjeshmërisë dhe kulturës së vet:
"Si aziatikë, nga brenda, ju e shihni dhe e doni gjithçka të bukur, fisnike e të vërtetë në kulturën e në traditën tuaj... Gjithashtu, jeni të aftë të ndani gjithçka përkon me fenë katolike, nga ç'është kundër hirit dikuar mbi ju me anë të Pagëzimit e, [kuptoni edhe] cilat nga aspektet e kulturës bashkohore ju shtyjnë në mëkat, ju korruptojnë e ju çojnë drejt vdekjes".
Nga sheshi i fortesës, dikur, qendër persekutimi kundër katolikëve të krejt rajonit ChungChong, Ati i Shenjtë e ngriti zërin për t'i zgjuar të rinjtë nga gjumi, duke e theksuar këtë edhe me fjalë jashtë tekstit, me të cilat u tha të pranishmëve se nuk i pëlqejnë të rinjtë, që s'bëjnë tjetër, veçse flenë gjithë jetën. Përkundrazi, i nxiti të impenjohen, të ndërtojnë qytetërimin e vërtetë të dashurisë, një botë të re në paqe e solidaritet, të çlirohen nga format e ndryshme të mëkatit e nga skllavëritë personale e shoqërore. E duke shpjeguar fjalën "rini", u tha:

E tashmja dhe e ardhmja do të jenë më të pasura me bukuri e dashuri, theksoi Papa Françesku, nëse të rinjtë, duke e bazuar jetën në Krishtin, do të dinë t'ia japin shoqërisë dhuratën e marrë me fenë e krishterë, do të dinë të frymëzohen nga shenjtëria e guximi profetik i të parëve të tyre martirë:
  Wake up - "˜Ngreju!'(Zgjohu), flet për përgjegjësinë, që ju beson Zoti. Është detyra për të qenë vigjilentë, për të mos lejuar që presionet, tundimet dhe mëkatet, tuajat ose të të tjerëve, ta dobësojnë ndjeshmërinë tuaj për bukurinë e shenjtërisë, për gëzimin e Ungjillit".
Të fuqishme, edhe fjalët e kryetarit të Bashkimit së Konferencave Ipeshkvnore aziatike, kardinal Oswald Gracias, në përshëndetjen drejtuar Atit të Shenjtë. Shprehu gjithë dufin e të krishterëve, që shohin një shoqëri të pasur, por pak solidare me të varfërit, pak të rrënjosur në vlerat e vërteta të jetës:
"T'i themi "˜jo' ekonomisë së mënjanimit, "˜jo' ekonomisë së egoizmit, "˜jo' frymës së materializmit. Jo, jo, jo! "˜Po', takimit personal me Jezusin, "˜Po' thirrjes së të varfërve, të nevojtarëve, të të vetmuarve e "˜Po' botës që na pret me padurim".
Të rinjtë aziatikë erdhën në takimin me Papën Françesku për të kërkuar përgjigje të ndershme e të sinqerta për pyetjet mbi jetën, mbi fenë në Zotin, mbi të ardhmen, përfshirë sfidat e mëdha të kohëve tona. I gjetën në vështrimet, në gjestet e në fjalët e Atit të Shenjtë. Vështrime, gjeste e fjalë, që i rrethuan e morën mbi vete dëshirat e aspiratat e rinisë për të vërtetën, lumturinë, bukurinë e drejtësinë. Deri në takimin e ardhshëm./ Është shfrytëzuar materiali nga Radio Vatikani




WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.