VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Qeveria e Kosovës nuk negocion për 6 pikëshin
E Hënë, 02.02.2009, 01:59pm (GMT1)

Qeveria e Kosovës nuk negocion për 6 pikëshin

 

Voal-online - Zyra e shefit të UNMIK-ut në Kosovës, Lamberto Zaneir, e ka dërguar një kërkesë për takim me udhëheqësit institucional të vendit, për të diskutuar me ta, përmbajtjen e bisedimeve, të kreut të UNMIK-ut me zyrtarët serbë në Nju Jork, ku temë kryesore ka çështja e implementimit të raportit të Ban Ki Munit në të cilin është i përfshirë edhe plani gjashtë pikësh. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksandër Ivanko, ka konfirmuar sot se kërkesa është dërguar në zyrën e kryeministrit të premten dhe deri më tani nuk është kthyer përgjigjeje. Ndërkohë zyra e kryeministrit të Kosovës, ka konfirmuar arritjen e kërkesës për takim. Zëdhënësi, Memli Krasniqi, tha se sipas të gjitha gjasave do të ketë përgjigje pozitive për takimin e kryeministrit me kryeadministratorin Zanieri. Mirëpo zëdhënësi i qeverisë përjashtoi çdo mundësi që Prishtina të pranoj hyrjen ne bisedime me Beogradit për të implementuar në teren raportin e Bani Ki Munit ku është i përfshirë edhe plani gjashtë pikësh. Krasniqi pohoi se për këtë cështje nuk do të lëshohet pe as para presionit që mund të behet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.
" Institucionet por ne veçanti, kryeministri dhe presidenti kanë dëshmuar se nuk i binden asnjë presioni kur janë në pytje interesat e shtetit të Kosovës . Dëshmia më e mirë për këtë është procesi i negocimit për ato 6 pikat e famshme të cilat tashmë janë të vdekura , pikërisht për shkak të qëndrimit të kryeministrit dhe presidentit ", tha Kransniqi.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.