E Enjte, 04.25.2024, 03:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
REAGIME PËR SKANDALIN E SARANDËS - ËSHTË VETËM MAJA E AJSBERGUT, KJO ËSHTË MASIVE, KËRKOHEN O PARA O FAVORE SEKSUALE, MORALITETI KA MARRË FUND NË SHQIPËRI

E Martë, 08.19.2014, 07:49am (GMT+1)


Besa Saraçi avokate pranë Qendrës për Nisma Ligjore e Qytetare thotë se ngjarja e Sarandës trajtohet nga ligji për mbrojtjen nga diskrimimini dhe nga Kodi Penal, i cili parashikon burgim nga 1 deri në 5 vjet.

Denoncimi i skandalit në Sarandë, ku punonjësi i një zyre deputeti të Partisë Socialiste i kërkoi një nëne të ve me 4 fëmijë që kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 14 vjece në këmbim të një vendi pune ka tronditur edhe organizatat e shoqërisë civile. Mediat vendore shfaqën regjistrime ku punonjësi i zyrës së deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, i kërkon hapur nënës marrëdhënie seksuale me të miturën."‹"‹

Mirela Arqimandriti, drejtuese e Aleancës Gjinore për Zhvillim thotë se ngjarja e Sarandës nuk është një rast i izoluar, por është vetëm maja e ajsbergut të një morie ngjarjesh të tilla. "Kërkohet o para o seks në këmbim të një vendi pune, në këmbim të një të mire materiale në një vend të caktuar dhe kjo është bërë masive. Kjo është masive, kudo kërkohet o para o favore seksuale si në rastin e kësaj zonje. Kjo ishte skandaloze, në fakt, që një zyrë në qytetin e Sarandës, qyteti i Sarandës është një qytet me potenciale të shumta për t'u punësuar njerëzit e vet, një zyrë partie të merrej me punësimin e njerëzve dhe një person i tillë të priste ankesat e njerëzve" - thotë zonja Arqimandriti.

Nga ana tjetër juristët pohojnë se ligjet kundër ngacmimit seksual janë të plota, por nuk zbatohen. Besa Saraçi avokate pranë Qendrës për Nisma Ligjore e Qytetare thotë se ngjarja e Sarandës trajtohet nga dy ligje; ligji për mbrojtjen nga diskrimimini dhe ng Kodi penal, i cili parashikon burgim nga 1 deri në 5 vjet dhe në bashkëpunim deri në 7 vjet bugim. "Është e drejta e viktimës që t'i drejtojet komisioneres për mbrojtje, por dhe për të kërkuar dëmshpërblim në gjykatë, ndërsa kur bëhet fjalë për vepër penale kjo nuk lidhet fare e marrëdhëniet e punës, por kushdo që ka kryer këtë vepër penale, në momentin që krijon shqetësim seksual për një viktimë, fyer dinjitetin, personalitetin, e denigron atë në kuptimin e plotësimit të kësaj figure të shqetësimit seksual, sigurisht që ka dënim penal" - thotë ajo.

Varfëria ekstreme thonë përfaqësuesit e shoqërisë civile i shtyn njerëzit në Shqipëri që të pranojnë punë të rënda dhe me paga të ulëta. Njerëzit që komunikojnë me publikun duhen zgjedhur me kujdes, dhe jo të sulmojnë gratë, si zonja në Sarandë me 4 fëmijë jetimë. "Duhet të skedohen të gjitha familjet e varfra në Shqipëri, ato që janë në ekstrem të varfërisë, si në rastin e kësaj zonje, sepse ajo jetonte në esktrem të varfërisë, kur i ka marrë 3 fëmijët e saj nuk ka nënë them unë që t'i marrë e t'i çojë në jetimore dhe nuk do të jenë të detyruara që të ndjekin një zyrë të caktuar partie për të qarë hallin e tyre, duhet patjeter ta zgjidhin hallin e tyre në zyrat e shtetit".

Ndryshimet e fundit ligjore në Kodin penal kundër ngacmimit seksual u bënë në maj të 2013, dhe qysh atëherë legjislacioni vlerësohet si i mjaftueshëm për parandalim dhe ndëshkim. Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare ka mbrojtur disa dhjetëra gra dhe vajza të dhunuara në familje dhe të diskriminuara në shoqëri dhe ka një përvojë të madhe. "Ne si qendër për nisma qytetare dhe qytetare jemi një qendër me disa avokatë që punojmë për mbrojtjen e viktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare, të viktimave të trafikimit, por punojmë edhe për zbatimin e ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi dhe në këto kushte jemi të gatshëm që edhe për rastin konkret të ofrojmë shërbim, për të ndihmuar këtë viktimë të ndodhur në këtë situatë, por dhe të gjitha vajzat dhe gratë e tjera që ndodhen në situata të tilla që për hir të vunerabilitetit dhe nevojës për punë ndeshen me këte lloj veprimi kriminal" - thotë zonja Saraçi.

Nga ana tjetër, zonja Arqimandriti thotë se është e dhimbshme që njerëz si sekretari i zyrës së deputetit socialist për Sarandën vishen me pushtet dhe shkelin çdo moral. Kemi shpresa se qeveria do të marrë masa për të përmirësuar strukturat e shoqërisë shqiptare. "Por nga ky rast ne duhet të nxjerrim shumë mësime: e para për ndryshime ligjore, e dyta për t'i shërbyer njerëzve çdo institucion me përgjegjshmëri të lartë morale mbi të gjitha, dhe e kap apo nuk e kap ligji për momentin këtë person, ai dhe gjithë të tjerët që e kanë vëtë atë apo që janë rreth tij duhet të mbajnë përgjegjësi morale. Ky popull duhet të fillojë të mbajë përgjegjësi morale, sepse moraliteti ka marrë fund në Shqipëri dhe duhet urgjent që të gjithë ne të ndikojmë dhe ngul këmbë duke filluar nga shkolla, që të rrisim përgjegjshmërinë morale të njerëzve".

Punonjësi i zyrës së deputetit socialist Agron Cane tashmë është arrestuar, duke sjellë me vete edhe polemika të shumta nga shoqëria dhe partitë politike si edhe një sfidë të re për sistemin e drejtësisë shqiptare.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAPA FRANÇESKU - JA DY ARSYET PSE DO TË SHKOJ NË SHQIPËRI (08.19.2014)
ZËRI I AMERIKËS - LDK, AAK DHE NISMA PËR KOSOVËN - DUAN QEVERI PA PDK-në (08.18.2014)
KFOR: SHKOJNË UKRAINASIT - SHTOHEN HUNGAREZËT (08.18.2014)
JAHJAGA - KOSOVA NUK ËSHTË VETËM NË LUFTËN KUNDËR RADIKALIZMIT (08.18.2014)
RRËFEHET ELVIRA GEGA - VIDEON E REGJISTROVA MË 14 GUSHT, CANE ENDE NË DETYRË (08.18.2014)
JAKUP KRASNIQI - KOSOVA S'KA NEVOJË PËR LIDERË QË DEKLAROHEN PROPERËNDIMORE E SILLEN SI FUNDAMENTALISTË (08.18.2014)
PAPA FRANÇESKU TË RINJVE: "WAKE UP" - ZGJOHUNI! (08.18.2014)
KEEP CALM AND SHKARKO FULLANIN - VAZHDON FIRMOSJA E PETICIONIT PËR SHKARKIMIN E FULLANIT - QYTETAR I SHQIPËRISË SHKO FIRMOS EDHE TI! (Fotoreportazh) (08.18.2014)
MESILA DODA - KOKËDHIMA TË DORËHIQET, NËSE KA TENTUAR TA MBYLLË ÇËSHTJEN (08.18.2014)
GRUAJA E SKANDALIT TË SARANDËS - KAM FRIKË, SHOH PRANË BANESËS SIME PERSONA QË NUK I NJOH (08.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]