VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJYKIMI NDAJ IVANOVIQIT FILLON MË 26 GUSHT - NUK PËRFILLEN GARANCITË E SERBISË PËR TË

E Martë, 08.19.2014, 08:13am (GMT1)



Deri në përfundim të procesit, i cili fillon më 26 gusht, lideri i IQ SDP Oliver Ivanoviq, i akuzuar për krime lufte, nuk do të mund të mbrohet në liri, ankohet në një shkrim gazeta e Beogradit Politika.

Kjo gazetë shkruan se Ivanoviq nuk do të mund të mbrohet në liri edhe pse Qeveria e Serbisë ka dhënë garanci se ai do t'i përgjigjet gjykimit, transmeton Koha.net.

Zëdhënësi i EULEX-it Miguel Carvaljo de Faria i ka thënë Politika s se Ligji për procedurë penal i Kosovës nuk parasheh garanci të cilitdo organ shtetëror ose subjekti politik në procedurën penale për cilëndo vepër penale"".

De Faria ka thënë se me këtë qëndrim theksohet parimi se nuk ka vend për ndërhyrjet politike të çfarëdo lloji në proceset gjyqësore.

"Zbatimi dhe interpretimi i Ligjit Penal të Kosovës është çështje gjykate dhe vetëm gjykatës i takon të shqyrtojë dhe të marrë vendime në bazë të vendimeve juridike në çdo rast veç e veç si dhe për masat që do të garantonin praninë e të akuzuarve gjatë procesit penal"", ka thënë ai.

Oliver Ivanovuiq akuzohet se ka dhënë urdhër për vrasjen e katër shqiptarëve në Mitrovicë më 14 prill 1999 dhe ka nxitu vrasjen e 10 shqiptarëve gjatë trazirave në Mitrovicë më 3 shkurt 2000.

Ai është në paraburgim që nga 27 shkurti i këtij viti.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.