VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KONFERENCA PËR BALLKANIN, MERKEL - PARAQITEM VETËM ME RAMËN, REAGON SERBIA

E Martë, 08.19.2014, 08:39am (GMT1)


BERLIN - Konferenca për Ballkanin që do të zhvillohet në Berlin më 28 Gusht, ka prodhur ende pa nisur, përplasjet e para mes organizatorëve të saj dhe disa vëndeve ballkanike. Një burim diplomatik i tha dje "Top Channel" se vigjilja e Konferencës së Berlinit për Ballkanin që do të mbahet me nismën e Kancelares gjermane, Angela Merkel, nuk ka qenë krejt e qetë në kryeqytetin gjerman dhe disa kryeqytete të Ballkanit.

Në mënyrë të papritur, shtoi burimi, kabineti i Merkel ka lajmëruar vendet pjesëmarrëse se në konferencën përmbyllëse të shtypit Kancelarja e Gjermanisë do të paraqitet vetëm me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe jo më të gjithë kryeministrat e Ballkanit. Reagimi Beogradit ka qenë i menjëhershëm prej ku mësohet të jetë nisur drejt Berlinit edhe një reagim zyrtar me pretendimin se nëse Merkel mund të përfaqësojë Gjermaninë e BE-së, në fund të mbledhjes mbi Ballkanin, kryeministri shqiptar nuk mund të flasë në emër të gjithë rajonit.

Mësohet sipas TCH se reagimi serb nuk ka qenë i vetmi. Edhe dy shtete të tjera, Kroacia e Sllovenia, vende që janë edhe anëtare të BE, nuk kane qenë shumë të kënaqura me këtë surprizë të Merkelit.Por reagimet nuk e kanë lëkundur Berlinin që në variantin përfundimtar të formatit të Konferencës së Shtypit ka bërë vetëm një ndryshim, ka shtuar edhe Presidentin e Komisionit Europian, duke refuzuar çdo diskutim të mëtejshëm për këtë pikë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.