E Premte, 03.29.2024, 01:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VJEDHJA E THESARIT, SHKOI 30 HERË NË GREQI, ÇOLLAKU - ISHA NË PROGRAM KUALIFIKIMI
E Martë, 08.19.2014, 11:18am (GMT+1)



TIRANE - Dorian Çollaku, drejtori i Departamentit të Emisionit në Thesarin e Shtetit, një prej dhjetë të arrestuarve për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Arkën Stok, duket se ka alibi për dhjetëra udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë, brenda një kohe të shkurtër. Nga hetimet e prokurorisë në sistemin TIMS, rezultoi se Çollaku, tashmë prapa hekurave si i dyshuar për shpërdorim detyre, kishte udhëtuar drejt Greqisë të paktën 30 herë për një periudhë gjashtëmujore.

Një fakt i tillë bëri që hetuesit të kthejnë "sytë" nga shteti fqinj, për një transferim të mundshëm të milionave drejt këtij vendi, pasi pretendimi i Ardian Bitrajt, se lekët i vodhi dhe i humbi në kazino, deri më tani rezulton të jetë i pavërtetë. Dorian Çollaku i "justifikon" këto udhëtime si të domosdoshme dhe që nuk kanë aspak lidhje me çfarë po hetohet. Ai ka informuar përmes mbrojtjes së tij hetuesit, se drejt Greqisë udhëtonte shpesh, pasi atje po kryen një program të specializuar kualifikimi në fushën e tij. Çollaku pretendon se ka qenë në një universitet të Selanikut për arsye studimore prandaj ka udhëtuar jashtë vendit. Sapo janë vënë në dijeni të këtij fakti, grupi i hetimit është duke kryer verifikimet përkatëse nëse Çollaku, udhëtonte për qëllime studimi, apo për arsye që mund të lidhen me skandalin e vjedhjes.

Heshtja e Çollakut

Prerazi, Dorian Çollaku ka mohuar të jetë i përfshirë në vjedhjen e Arkës Stok në institucionin që drejtonte, por ka preferuar të mos japë shpjegime të detajuara për prokurorët. Deri më tani, edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga dalja në dritë e "vjedhjes së shekullit", grupi hetimor nuk ka në duar një dëshmi të gjatë të drejtorit të Departamentit të Emisionit. Me sa duket, Çollaku është duke pritur "fjalën" e Gjykatës së Apelit, së cilës i është drejtuar duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Vetëm pas këtij momenti, burime pranë palës mbrojtëse, bëjnë me dije se Dorian Çollaku do të japë shpjegime për hetuesit. Për momentin, grupi hetimor, i drejtuar nga prokurori Ramadan Troci, është në pritje të përgjigjeve të kërkesave drejtuar institucioneve të ndryshme, ku janë kërkuar informacione të detajuara, qoftë dhe për pasuritë e personave të dyshuar dhe atyre të lidhur ngushtësisht me to.

Mandej, pasi të administrojë të gjitha këto shkresa, prokuroria do të kalojë në fazën tjetër, atë të thirrjes dhe pyetjes të të gjithë zyrtarëve të lartë të Bankës së Shqipërisë. Deri më tani, i vetmi që ka pranuar fajësinë për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Arka Stok, është Ardian Bitraj, i cili thekson se i ka humbur të gjitha në kazino.

KLODIANA LALA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KONFERENCA PËR BALLKANIN, MERKEL - PARAQITEM VETËM ME RAMËN, REAGON SERBIA (08.19.2014)
GJYKIMI NDAJ IVANOVIQIT FILLON MË 26 GUSHT - NUK PËRFILLEN GARANCITË E SERBISË PËR TË (08.19.2014)
REAGIME PËR SKANDALIN E SARANDËS - ËSHTË VETËM MAJA E AJSBERGUT, KJO ËSHTË MASIVE, KËRKOHEN O PARA O FAVORE SEKSUALE, MORALITETI KA MARRË FUND NË SHQIPËRI (08.19.2014)
PAPA FRANÇESKU - JA DY ARSYET PSE DO TË SHKOJ NË SHQIPËRI (08.19.2014)
ZËRI I AMERIKËS - LDK, AAK DHE NISMA PËR KOSOVËN - DUAN QEVERI PA PDK-në (08.18.2014)
KFOR: SHKOJNË UKRAINASIT - SHTOHEN HUNGAREZËT (08.18.2014)
JAHJAGA - KOSOVA NUK ËSHTË VETËM NË LUFTËN KUNDËR RADIKALIZMIT (08.18.2014)
RRËFEHET ELVIRA GEGA - VIDEON E REGJISTROVA MË 14 GUSHT, CANE ENDE NË DETYRË (08.18.2014)
JAKUP KRASNIQI - KOSOVA S'KA NEVOJË PËR LIDERË QË DEKLAROHEN PROPERËNDIMORE E SILLEN SI FUNDAMENTALISTË (08.18.2014)
PAPA FRANÇESKU TË RINJVE: "WAKE UP" - ZGJOHUNI! (08.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]