E Enjte, 03.28.2024, 03:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
AKTIVISTI I PS I PËRFSHIRË NË SKANDAL SEKSUAL SOT PARA GJYKATËS

E Martë, 08.19.2014, 11:23am (GMT+1)



Sot Gjykata pritet të shqiptojë masën e arrestit për Agron Canën, aktivistin e Partisë Socialiste në qytetin e Sarandës.

Ai u arrestua të premten nga forcat e rendit në Sarandë, pasi është përfshirë në një video-përgjim, ku i kërkon një gruaje 40-vjeçare me iniciale E.G, marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur 14 vjeçe.

Në video-përgjim dëgjohet Agron Cane, ish-sekretar i zyrës së deputetit socialist, Koço Kokëdhima, teksa i premton favore vejushës 40-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve, në shkëmbim të marrëdhënieve seksuale me vajzën e saj 14-vjeçare.

Agron Cane, 60 vjeç, ka punuar si sekretar që priste ankesat dhe kërkesat e banorëve të zonës kryesisht për punësim, në zyrën e deputeti socialist Koço Kokëdhima.

Pas publikimit të videos, deputeti Kokëdhima është distancuar nga ngjarja, dhe ka pranuar se Cane ka punuar në zyrën e tij deri në korrik të këtij viti. Videoregjistrimi është bërë në gusht, në zyrën e deputetit, ndonëse pretendohet se ai kishte bërë dorëzimet dhe nuk ishte pjesë e stafit të Kokëdhima.

Mësohet se prokuroria e Sarandës, bazuar në video-përgjimin e 40-vjeçares E.G dhe denoncimin e kësaj të fundit, ka ngritur dy akuza: ngacmim seksual ndaj të miturve dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm për sigurimin e një vendi pune.

Prokuroria bën të ditur se do të kërkojë arrest me burg për 60-vjeçarin në seancën e caktimit të masës së sigurisë.

Por, avokati i të pandehurit ka deklaruar se "videoja është e montuar dhe ka prapavijë politike".

Ai sqaron se i është drejtuar Prokurorisë për ta quajtur të paligjshëm arrestimin, "pasi nuk ka asnjë provë ligjore, veç zhurmës që është bërë në media ..."

Skandali i video-përgjimit në Sarandë, ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm qytetar, ndërsa politika po përpiqet që të adresojë skandalin te kundërshtari politik.

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulëzim Basha, në reagimin e tij ka deklaruar se ky skandal  përfaqëson Qeverinë dhe mënyrën e saj të qeverisjes. "Turpi i përket kryeministrit Rama dhe sistemit që ai ka ndërtuar" , tha në një prej reagimeve të tij Basha.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen rreth 24 orë me vonesë, duke deklaruar përmes rrjetit scial Twitter se "E keqja nuk ka parti".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VJEDHJA E THESARIT, SHKOI 30 HERË NË GREQI, ÇOLLAKU - ISHA NË PROGRAM KUALIFIKIMI (08.19.2014)
KONFERENCA PËR BALLKANIN, MERKEL - PARAQITEM VETËM ME RAMËN, REAGON SERBIA (08.19.2014)
GJYKIMI NDAJ IVANOVIQIT FILLON MË 26 GUSHT - NUK PËRFILLEN GARANCITË E SERBISË PËR TË (08.19.2014)
REAGIME PËR SKANDALIN E SARANDËS - ËSHTË VETËM MAJA E AJSBERGUT, KJO ËSHTË MASIVE, KËRKOHEN O PARA O FAVORE SEKSUALE, MORALITETI KA MARRË FUND NË SHQIPËRI (08.19.2014)
PAPA FRANÇESKU - JA DY ARSYET PSE DO TË SHKOJ NË SHQIPËRI (08.19.2014)
ZËRI I AMERIKËS - LDK, AAK DHE NISMA PËR KOSOVËN - DUAN QEVERI PA PDK-në (08.18.2014)
KFOR: SHKOJNË UKRAINASIT - SHTOHEN HUNGAREZËT (08.18.2014)
JAHJAGA - KOSOVA NUK ËSHTË VETËM NË LUFTËN KUNDËR RADIKALIZMIT (08.18.2014)
RRËFEHET ELVIRA GEGA - VIDEON E REGJISTROVA MË 14 GUSHT, CANE ENDE NË DETYRË (08.18.2014)
JAKUP KRASNIQI - KOSOVA S'KA NEVOJË PËR LIDERË QË DEKLAROHEN PROPERËNDIMORE E SILLEN SI FUNDAMENTALISTË (08.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]