E Enjte, 04.25.2024, 05:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DIPLOMACIA E HUAJ POROSIT KOALICIONIN QEVERITAR - MOS I LËSHONI PÉ VV-së

E Mërkurë, 08.20.2014, 06:21am (GMT+1)


PRISHTINE - Diplomatët e huaj, sidomos ata gjermanë, ia kanë bërë të qartë koalicionit LDK- AAK-NISMA se në asnjë mënyrë nuk guxojnë t'iu nënshtrohen kërkesave të Vetëvendosjes, aq më pak, që t'i lejojë lëvizjes së Albin Kurtit, t'iu prijë bisedimeve me Serbinë, raporton TV Rrokum.

Drejtimi i bisedimeve është njëra prej kërkesave që ka Lëvizja Vetëvendosje për t'iu bashkuar koalicionit të bllokut.

Sipas këtij burimi, bllokimi i formimit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe ndërprerja e privatizimit të ndërmarrjeve publike dhe shoqërore nuk duhet as të mendohet. Krejt çka mundet të bëhet te privatizimi, është që të rishikohen rastet që dyshohen se ka pasur keqpërdorime.

I njëjti burim, i ka thanë televizionit se diplomatët gjermanë u kanë kërkuar drejtuesve të partive të koalicionit, të bëjnë për ta bindur lëvizjen e Kurtit që të bëhet demokratike dhe përafërt në kërkesat e tyre si tri partitë e koalicionit LDK, AAK NISMA.

"Ndërkombëtarët, sidomos diplomatët gjermanë, kanë kërkuar mos t'i nënshtrohen Vetëvendosjes, në kërkesat e tyre as me iu pri bisedimeve me Serbinë, e as anulimin e vendimit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ndërsa sa i përket privatizimit, na asht bërë e qartë që nuk guxojmë as të mendojmë me e ndërpre, por munden vetëm të rishikohen ndërmarrjet që dyshohen se ka pasur keqpërdorime. Nëse vërtetohet që ka pas dallavere, atëherë përsëritet privatizimi", ka thënë ky burim.

I njëjti burim ka treguar edhe se kush ishte shkaktari që nuk u bë nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet koalicionit dhe Vetëvendosjes. Sipas tij, nuk ka qenë Ramush Haradinaj, por ishte Isa Mustafa ai që ka kundërshtuar t'ia lë drejtimin e bisedimeve Vetëvendosjes.

"I nominuari për kryeministër, RamushHaradinaj nuk ka qenë ai që i ka hëngër fjalët e veta. E vërteta është që ai i ka thënë Vetëvendosjes me iu pri bisedimeve, por ma vonë ka ardhur një reagim nga kryetari i LDK, Isa Musta ku ka thënë që mbas mbledhjes që është zhvilluar me Kryesinë e partisë së tij, kanë dalë shumë pakënaqësi, dhe është marrë vendim të mos pranohen kushtet e Vetëvendosjes, e të cilat i kishte pranuar Haradinaj", ka theksuar burimi.

Lidhur me kërkesën e PDK për qeveri gjithëpërfshirëse, ky burim ka pohuar se një kërkesë e tillë, në asnjë takim nuk i ka ardhur koalicionit nga ndërkombëtarët.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPËRI - DY MINATORË HUMBASIN JETËN (08.19.2014)
ZGJEDHJET NDIKUAN NË MOSZBATIMIN E MARRËVESHJEVE KOSOVË-SERBI (08.19.2014)
AKTIVISTI I PS I PËRFSHIRË NË SKANDAL SEKSUAL SOT PARA GJYKATËS (08.19.2014)
VJEDHJA E THESARIT, SHKOI 30 HERË NË GREQI, ÇOLLAKU - ISHA NË PROGRAM KUALIFIKIMI (08.19.2014)
KONFERENCA PËR BALLKANIN, MERKEL - PARAQITEM VETËM ME RAMËN, REAGON SERBIA (08.19.2014)
GJYKIMI NDAJ IVANOVIQIT FILLON MË 26 GUSHT - NUK PËRFILLEN GARANCITË E SERBISË PËR TË (08.19.2014)
REAGIME PËR SKANDALIN E SARANDËS - ËSHTË VETËM MAJA E AJSBERGUT, KJO ËSHTË MASIVE, KËRKOHEN O PARA O FAVORE SEKSUALE, MORALITETI KA MARRË FUND NË SHQIPËRI (08.19.2014)
PAPA FRANÇESKU - JA DY ARSYET PSE DO TË SHKOJ NË SHQIPËRI (08.19.2014)
ZËRI I AMERIKËS - LDK, AAK DHE NISMA PËR KOSOVËN - DUAN QEVERI PA PDK-në (08.18.2014)
KFOR: SHKOJNË UKRAINASIT - SHTOHEN HUNGAREZËT (08.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]