VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DEKONSPIROHET DHE VRITET NJË BASHKËPUNËTOR I AKI NË SIRI

E Mërkurë, 08.20.2014, 06:57am (GMT1)



Një bashkëpunëtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës është dekonspiruar dhe ekzekutuar në Siri. Ai është vrarë në fillim të këtij viti, pak kohë pas dërgimit nga AKI-ja në cilësi të spiunit, ka mësuar "Koha Ditore".

Viktima ka qenë i infiltruar brenda grupeve xhihadiste shqiptare, pjesë e organizatave terroriste.

Burime të ndryshme, përfshirë ato në Agjencinë Kosovare në Inteligjencës, kanë bërë të ditur se ky agjent i rekrutuar pas përfshirjes së kosovarëve në luftën e Sirisë është ekzekutuar nga afërsia. Këto burime kanë shprehur dyshimin se ai është dekonspiruar dhe është ekzekutuar. Burime nga Agjencia kanë thënë se ai nuk është trajtuar mirë duke u lënë pa ndihmë dhe pa udhëzime të nevojshme.

Zyrtarët shtetërorë kanë heshtur për këtë. Kreu i AKI-së, Bashkim Smakaj, nuk u është përgjigjur pyetjeve të "Kohës Ditore". Ai nuk ka sqaruar se në çfarë rrethanash është vrarë ky agjent. Gazeta nuk ka mundur të marrë qëndrim as nga Qeveria e Kosovës...

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.