VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FINANCIMI I TERRORIZMIT - NË KOSOVË KANË HYRË 50 MILIONË EURO NGA LINDJA E MESME

E Mërkurë, 08.20.2014, 07:01am (GMT1)



"˜Në Kosovë ekziston një bazë ligjore solide për financimin e terrorizmit'. Kështu është shprehur në një prononcim eksperti nga Kosova Bashkim Zeqiri. Ai thotë se problem është mungesa e vullnetit politik dhe se vitet e fundit në Kosovë kanë hyrë 50 milionë euro nga Lindja e Mesme.

"Bazuar në raportet ndërkombëtare mbi terrorizmin, për shembull raportet e Departamentit të Shtetit mbi Terrorizmin, publikuar në vitin 2013, theksojnë disa vërejtje që qeveria dhe institucionet e saj duhet seriozisht t'i qasen apo të merren. Njëra prej këtyre vërejtjeve është që nuk dihet burimi i financimit të disa organizatave joqeveritare dhe Kosova nuk e ka të ngritur këtë mbikëqyrje"- është shprehur Zeqiri për RTK-në.

"Vetëm vitet e fundit sipas vlerësimeve që i kemi bërë, dyshohet se në Kosovë kanë hyrë mbi 50 milionë euro nga shtetet që vijnë nga Lindja e Mesme. Këto janë mjete të cilat duhet të analizohen, duhet të vlerësohen transaksionet, duhet të kryhen profile analitike dhe kjo kërkon një qasje shumë serioze", tha ai.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.