E Mërkurë, 04.24.2024, 01:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - VULLNETARËT E KORPUSIT AMERIKAN TË PAQES NISIN SHËRBIMIN E TYRE

E Mërkurë, 08.20.2014, 02:02pm (GMT+1)


Në një ceremoni zyrtare, sot në Prishtinë, grupi i parë prej 25 vullnetarësh të Korpusit të Paqes së Shteteve të Bashkuaratë Amerikës kanë dhënë betimin e tyre, me të përfunduar trajimin parapërgatitor në disa komunitete në Kamenicë, Koretin, Topanicë dhe Hodonoc.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes tani e fillojnë shërbimin e tyre dyvjeçar, duke punuar në programin   e mësimdhënies së gjuhës angleze.    

Korpusi i Paqes filloi programin e tij të parë në Kosovë me ftesë të Presidentes së Kosovës, Atifete jahjaga, e cila formalisht nënshkroi një marrëveshje shtetërore me zyrtarë të Korpusit të Paqes në shtator të vitit 2013.
 
Korpusi i Paqes është formuar nga presidenti amerikan John F.Kennedy, me anë të një urdhëri ekzekutiv më 11 mars të vitit 1961. Që prej atëherë, më shumë se 215,000 amerikanë kanë shërbyer në 140 shtete nikoqire.

Në ceremoninë e betimit, të pranishëm ishin drejtoresha e Korpusit të Paqes, Carrie Hessler-Radelet, presidentja Jahjaga, drejtoresha rajonale e Korpusit të Paqes Keri Lowry dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Në një komunikatë për media, ambasadorja Jacobson citohet të ketë thënë se është e "emocionuar që Korpusi i Paqes po e hap programin e vet të njëqind e katërdhjetë në Kosovë i pari program i ri gjatë më shumë se një dekade".

"Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë një miqësi jashtëzakonisht të afërt dhe më vjen mirë që bashkëpunimi ynë është zgjeruar edhe më shumë, duke përfshirë njërin nga programet e mia të preferuara", ka thënë Jacobson.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DIASPORA SHQIPTARE NË SHBA DËNON ARRESTIMIN E VEPRIMTARIT PLAVIAN NAIM PRELVUKAJ (08.20.2014)
PLAVË - ARRESTOHET NAIM PRELVUKAJ (08.20.2014)
MAQEDONI - SANKSIONE LIGJORE PËR ATA QË PËRFSHIHEN NË LUFTËRA TË HUAJA (08.20.2014)
SHOQËRIA CIVILE - PANDI TOÇES T'I JEPET URDHRI 'NËNË TEREZA' (08.20.2014)
FINANCIMI I TERRORIZMIT - NË KOSOVË KANË HYRË 50 MILIONË EURO NGA LINDJA E MESME (08.20.2014)
DEKONSPIROHET DHE VRITET NJË BASHKËPUNËTOR I AKI NË SIRI (08.20.2014)
DIPLOMACIA E HUAJ POROSIT KOALICIONIN QEVERITAR - MOS I LËSHONI PÉ VV-së (08.20.2014)
SHQIPËRI - DY MINATORË HUMBASIN JETËN (08.19.2014)
ZGJEDHJET NDIKUAN NË MOSZBATIMIN E MARRËVESHJEVE KOSOVË-SERBI (08.19.2014)
AKTIVISTI I PS I PËRFSHIRË NË SKANDAL SEKSUAL SOT PARA GJYKATËS (08.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]