VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRISHTINË - HARADINAJ PRET NË TAKIM ZËVENDËSAMBASADORIN E IZRAELIT NË BEOGRAD

E Mërkurë, 08.20.2014, 05:06pm (GMT1)



KOSOVE - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim zëvendësambasadorin e Izraelit në Beograd, Itay Milner.

Sipas njoftimit dërguar nga AAK, "kryetari Haradinaj dhe zëvendësambasadori Milner biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, proceset nëpër të cilat po kalojmë dhe rolin e rëndësishëm të Aleancës në kuadër të tyre".

"Kryetari Haradinaj, gjithashtu, e njoftoi diplomatin Milner lidhur me përgatitjet që po bëhen për formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës", bëhet e ditur në njoftim.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.