VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

(përditësuar) NË GJYKATËN KUSHTETUESE FILLOI PËRBALLJA LAN-PDK, ARSIM BAJRAMI SULMON JAKUP KRASNIQIN DHE SHPALL KATËR KËRKESAT E PDK-së

E Enjte, 08.21.2014, 09:22am (GMT1)



Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushteteuse, ka hapur seancën e shumëpritur në Gjykatën Kushtetuese në të cilën po shqyrtohet ankesa dhe kundër ankesa e PDK-së, përkatësisht e Bllokut LDK, AAK dhe Nisma.

PDK-në këtë seancë e "mbron" Arsim Bajrami, ndërsa "mbrojtjen" e bllokut e udhëheq Vjosa Osmani nga LDK i cili edhe e ka e ka marrë i parë i fjalën.

Bllokun e "mbron" Vjosa Osmani.

Në seancë janë edhe përfaqësuesit e AAK-s Ardian Gjini dhe i Vetëvendosjes Albulena Haxhiu.


Në fjalën e tij Bajrami ka akuzuar ish - kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, për, siç ka thënë ai tri shkelje gjatë seancës së mbledhjes së 17 shkurt.

Për këtë arsye, sipas tij kryetari i PDK-s Hashim Thaçi me të drejtë ka braktisur seancën konstitutive parlamentare pasi, tha ai, shkeljet kanë qenë të qarta.

Bajrami ka shtuar se shkelje ka pasur edhe në planin procedural dhe formal.

Ai pastaj ka treguar, sipas tij se ç'janë grupet parlamentare duke theksuar se partia më e madhe parlamentare është PDK dhe kësaj partie i takon edhe emri i kryetarit të Kuvendit.

Bajrami në fund pati katër kërkesa për Gjykatën Kushtetuese: Ta shpallë jokushtetues zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, të thotë se PDK është partia më madhe, të shpallet ilegale mbledhja e 17 korrikut dhe PDK-s t'i pohohet e drejta e patjetërsueshme për të udhëhequr Kuvendin e Kosovës.


kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.