VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VJOSA OSMANI - SEANCA E KUVENDIT E 17 KORRIKUT ISHTE LEGALE

E Enjte, 08.21.2014, 10:02am (GMT1)

(E plotësuar - 10:38) Krejtësisht e kundërt në argumentet e veta ishte përfaqësuesja e bllokut Vjosa Osmani.

Ajo, nga pikëpamja e vet tregoi se cilat janë grupet parlamentare, duke përmendur edhe praktika parlamentare duke theksua se dallojnë shumë grupet parlamentar dhe partitë parlamentare.

Osmani insistoi që Kushtetuesja të mos merret me seancën pasi ajo është e mbajtur në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

Përfaqësuesja e bllokut përmendi edhe Komisionin e Venedikut se çfarë thotë ai për punën e Kuvendit duke theksuar se legjitimiteti i Kuvendit u përcaktua në seancën inauguruese pasi në atë morën pjesë me vota pro dy të tretat e Kuvendit.

Edhe përfaqësuesja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, me argumentet e veta, pretendoi se Gjykata kushtetuese nuk ka të drejtë të shqyrtojë punën e Kuvendit por punën e tij e përcakton Rregullorja e Kuvendit.

Edhe Haxhiu paraqiti pikëpamjet e veta se cili dhe kur bëhet grup parlamentar në Kuvend duke u thirrur në mandatin e lirë që atij ia përshkruan Kushtetuta.

Ardian Gjini në fjalën e tij që e quajti replikë kundërshtoi Arsim Bajramin rreth koncepteve që ai paraqiti për grupin parlamentar.

Gjini kërkoi nga Kushtetuesja të japë mendimin se kush e ka mandatin në Kuvend: Deputeti apo partia ashtu siç po kërkon PDK.
© KOHA.net

***

Katër kërkesat e Arsim Bajramit për Kushtetuesen

(E plotësuar - 10:30) Në fjalën e tij Bajrami ka akuzuar ish - kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, për, siç ka thënë ai tri shkelje gjatë seancës së mbledhjes së 17 shkurt.

Për këtë arsye, sipas tij kryetari i PDK-s Hashim Thaçi me të drejtë ka braktisur seancën konstitutive parlamentare pasi, tha ai, shkeljet kanë qenë të qarta.

Bajrami ka shtuar se shkelje ka pasur edhe në planin procedural dhe formal.

Ai pastaj ka treguar , sipas tij se ç'janë grupet parlamentare duke theksuar se partia më e madhe parlamantare është PDK dhe kësaj partie i takon edhe emri i kryetarit të Kuvendit.

Bajrami në fund pati katër kërkesa për Gjykatën Kushtetuese: Ta shpallë jokushtetues zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, të thotë se PDK është partia më madhe, të shpallet ilegale mbledhja e 17 korrikut dhe PDK-s t'i pohohet e drejta e patjetërsueshme për të udhëhequr me Kuvendin e Kosovës.

© KOHA.net

***

Në Gjykatën Kushtetuese filloi përballja LAN -PDK

Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushteteuse, ka hapur seancën e shumëpritur në Gjykatën Kushtetuese në të cilën po shqyrtohet ankesa dhe kundër ankesa e PDK-së, përkatësisht e Bllokut LDK, AAK dhe Nisma.

PDK-në këtë seancë e "mbron" Arsim Bajrami, ndërsa "mbrojtjen" e bllokut e udhëheq Vjosa Osmani nga LDK i cili edhe e ka e ka marrë i parë i fjalën.

Bllokun e "mbron" Vjosa Osmani.

Në seancë janë edhe përfaqësuesit e AAK-s Ardian Gjini dhe i Vetëvendosjes Albulena Haxhiu.

© KOHA.net

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.