VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

U MBYLL SEANCA DËGJIMORE E GJYKATËS KUSHTETUESE

E Enjte, 08.21.2014, 10:26am (GMT1)

(E plotësuar - 11:15) Në Gjykatën Kushtetuese seanca kushtuar kontestit politik ndërmjet bllokut LDK, AAK, Nisma e përkrahur nga vetëvendosje në njërën anë dhe nga PDK në anën tjetër, pothuaj i ka qenë e njëjtë me seancën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës më 17 shkurt.

Në rrethin e dytë të seancës, vazhdoi me fjalën e Arsim Bajramit i cili që në fillim pretendoi se asnjëri nga pasfolësit e tij nuk kanë të drejtë në interpretimet për grupin parlamentar.

Ai kështu vazhdoi me pretendimin e tij se seanca themeluese e Kuvendit nuk ka qenë e ligjshme, se zgjedhja e kryetarit ka qenë e paligjshme.

Bajrami për ketë argument përmendi stenogramet e ish - kryetarëve dhe nënkryetarëve të Kuvendit lidhur em atë se kush është grupoi më i madh parlamentar. Sipas tij, grupi më i madh është ai i PDK-së i cili ak fituar 37 vende në zgjedhje.

Krejtësisht të kundërt kanë qenë argumente e Vjosa Osmanit e cila ka rikujtuar shumicën parlamentare i krijuar nga blloku. Edhe Albulena haxhiu ka folur në këtë vijë.

Në vazhdim kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka kërkuar sqarime shtesë nga deputetë pjesëmarrës në seancë.

Arsim Bajrami në këtë pikë ka sqaruar në mënyrë teorike se ç'është deputeti e ç'është parlamenti duke kërkuar nga Gjykata që ta mbrojë Kushtetutën, pasi sipas tij, Kuvendi nuk është sovran për të nxjerrë vendime të paligjshme, siç e quajti ai atë të 17 korrikut.

Vjosa Osmani në këtë shtesë debati foli për po ashtu për deputetët e parlamentin duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Bajramit.

© KOHA.net

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.