E Premte, 03.29.2024, 08:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VJEDHJA NË BANKËN E SHQIPËRISË, RAMA - DUHEN VEPRIME TË KUJDESSHME

E Enjte, 08.21.2014, 07:56pm (GMT+1)


Në Shqipëri kryeministri Edi Rama tha sot për rastin e vjedhjes disa milionëshe në Bankën e Shqipërisë, qeveria dhe parlamenti do të marrë në analizë çështjen së bashku me institucionet ndërkombëtare dhe bazuar në hetimet e prokurorisë. Në një konferencë të gjatë shtypi, ai deklaroi se Banka është një institucion i pavarur me të cilin qeveria nuk mund të hyjë në një luftë politike.

Përvec disa zërave të izoluar të cilët kanë folur publikisht, dhe një pjesë tjetër që ka preferuar rrjetet sociale për të shprehur qëndrimet e veta personale, politika shqiptare e të gjithë krahëve, ka qenë tepër e matur në reagimet e saj për skandalin në Bankën e Shqipërisë. Një pozicion që në opinion është perceptuar si një mbrojtje e heshtur ndaj guvernatorit Ardian Fullani.

Qeveria u shpreh për këtë cështje dy javë pasi u bë publike vjedhja përmes një deklarate me tone të kujdesshme. Kësaj deklarate ju përmbajt sot edhe kryeministri Edi Rama ndërsa u pyet gjatë një konference për shtyp. Ai tha se ajo cfarë ka ndodhur përbën një sfidë të trefishtë. Një sfidë për prokurorinë që t'i shkojë deri në fund hetimeve "por jo në rrugën tradicionale të atyre hetimeve që nuk përfundojnë asnjëherë por në mënyrë intensive, gjithpërfshirëse dhe shteruese dhe të nxjerrë nga pikëpamja e vet cdo përgjegjësi."

Sipas kryeministrit është një sfidë edhe për vetë Bankën por edhe për Qeverinë dhe parlamentin që duhet ta analizojnë ngjarjen: "Çështja e parë është të konkludojmë në mënyrë objektive dhe në mënyrë konstruktive bashkë me institucionet financiare ndërkombëtare dhe bazuar dhe në hetimet e prokurorisë e sigurisht dhe në praktikat më të mira të administrimit të Bankave qendrore se ku qëndrojnë problemet në sistem."

Vetëm pas kësaj tha kryeministri mund të ndërhyhet "në mënyrë që sistemi të na japë garanci se njerëzit janë nën kontroll dhe pastaj nëse në këtë proces o të jetë e nevojshme të bëhen ndërhyrje të mëtejshme ne nuk kemi asnjë arsye të ngurojmë".

Kryeministri vuri theksin disa herë te fakti që Banka është një institucion i pavarur. Por në Shqipëri ka dhe shumë institucione të tjera të pavarura, e kjo nuk e ka penguar as qeverinë dhe as zotin Rama që të shprehin hapur pakënaqësitë e tyre dhe të pozicionohen qartë ndaj këtyre institucioneve, sic ishte edhe sot reagimi kundërshtues ndaj presidentit Bujar Nishani i cili ka kthyer së fundi disa ligje në parlament: "Presidenti ka të drejtën e tij të kthejë ligjet, por duhet ta dijë se do ti kthehet mbrapsht çdo dekret, menjëherë, pa humbur kohë se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur më, me argumentat e PD që vijnë nga goja e presidentit", deklaroi kryeministri.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZBULIMI - KISHA E PARË NË BOTË U NDËRTUA NË KOSOVË (08.21.2014)
U MBYLL SEANCA DËGJIMORE E GJYKATËS KUSHTETUESE (08.21.2014)
VJOSA OSMANI - SEANCA E KUVENDIT E 17 KORRIKUT ISHTE LEGALE (08.21.2014)
(përditësuar) NË GJYKATËN KUSHTETUESE FILLOI PËRBALLJA LAN-PDK, ARSIM BAJRAMI SULMON JAKUP KRASNIQIN DHE SHPALL KATËR KËRKESAT E PDK-së (08.21.2014)
RAMA KONFERENCË SHTYPI NGA ORA 12 - MË DËRGONI PYETJE NË TV, TWITTER DHE FACEBOOK (08.21.2014)
SOT NË KUSHTETUESE PËRBALLJA LAN-PDK (08.21.2014)
Intervistë me Myftiun e Qarkut të ShkodrësIMAM MUHAMED SYTARI - INTERESI YNË KOMBËTAR ËSHTË QË TË DËSHMOHEMI NJERËZ TË PJEKUR QË I SHËRBEJNË VENDIT TË TYRE, FESË SË TYRE (08.21.2014)
PRESIDENTI OBAMA PARALAJMËRON MILITANTËT E ISIL-it (08.21.2014)
PRISHTINË - HARADINAJ PRET NË TAKIM ZËVENDËSAMBASADORIN E IZRAELIT NË BEOGRAD (08.20.2014)
KOSOVË - VULLNETARËT E KORPUSIT AMERIKAN TË PAQES NISIN SHËRBIMIN E TYRE (08.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]