VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NDËRKOMBËTARËT E KOSOVËS - ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME NUK DO TË PRODHONIN REZULTATE TË PRANUESHME

E Premte, 08.22.2014, 07:32am (GMT1)


Përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë kanë thënë se presin që Gjykata Kushtetuese të ofrojë qartësi me vendimin e saj në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme, shkruan sot Koha Ditore.

Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në rast se Gjykata Kushtetuese nuk ofron qartësi në vendimin e saj, do të ishte humbje e madhe për Kosovën, kanë thënë përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë.

Ata kanë shprehur frikën se mbajtja e zgjedhjeve në një atmosferë të tillë nuk do të prodhonte rezultate të pranueshme.

Përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë kanë thënë se presin që Gjykata Kushtetuese të ofrojë qartësi me vendimin e saj në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Madje ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka ngritur dyshime nëse do të mund të përsëritej suksesi i kaluar zgjedhor, që u vlerësua lart nga të gjithë. Ai pret nga partitë politike ta gjejnë mënyrën për krijimin e qeverisë së re.

"Mbajtja e zgjedhjeve është një nga mundësitë, por unë personalisht dhe qeveria ime mendojmë se nuk është mirë të ndodhë kjo, sepse do të merrte shumë kohë. Kosova ka shumë punë për të bërë, siç është dialogu me Serbinë, pastaj do të humbej kohë në raport me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit e shumë procese të tjera", ka thënë Cliff për Kohën Ditore.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.