ANULOHET LIRIMI ME KUSHT I ISMET HAXHËS
E Premte, 08.22.2014, 09:04am (GMT+1)
Misioni evropian për sundim në Kosovë, EULEX ka njoftuar mbrëmë se Gjykata e Apelit ka vendosur ta anulojë lirimin me kusht të Ismet Haxhës, i pandehur në rastin e grupit të Drenicës.
"Gjykata e Apelit po ashtu ka vendosur të rikthejë masën e paraburgimin ndaj të pandehurit në pajtim me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës për paraburgim, të marrë më 21 qershor 2014", thuhet në njoftimin e EULEX-it.
I pandehuri më pas është arrestuar dhe dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë.
www.voal-online.ch
|