E Enjte, 04.25.2024, 10:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RRETH 30 ORGANIZATA SHQIPTARE KUNDËR JANULLATOSIT

E Premte, 08.22.2014, 11:17am (GMT+1)



Komiteti Koordinues për Mbrojtjen dhe Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare që përbëhet nga rreth 30 shoqata ka kërkuar të ndalohet vizita e kryepeshkopit Janullatos, më 24 gusht, në kishën që mban emrin e Shën Kozmait në Kolkondë të Fierit,raportojnë medie shqiptare.

Komiteti reagoi ndaj këtij lajmi, duke thënë se "duhet të nderojmë figurat e kombit shqiptar dhe jo ato antishqiptare si Shën Kozmai".

"Çdo komb ka të drejtë të shenjtërojë heronjtë e saj. Janullatos dhe grekët të përkujtojnë Shën Kozmanë e tyre dhe jo Kozma shejtanin për shqiptarët.

Hapi në territorin e Shqipërisë rreth 230 shkolla greke, duke mallkuar gjuhën shqipe, mbylli me dhjetëra kisha ku mësohej në shqip.

Jo Janullatos, mos abuzo me miqësinë e shqiptarëve, me tolerancën e tyre fetare se është e shenjtë për ne.

Ne duam të na nderosh Marko Boçarin, Naum Veqilharxhin, Dhaskal Todrin, Fan Nolin, Naum Priftin, Petro Nini Luarasin, Motrat Qirjazi, Mihal Gramenon.

Mos preket dhe mos abuzohet me tolerancën fetare të shqiptarëve se e kemi gjënë më të shenjtë dhe amanet nga gjaku i rilindësve tanë ndër shekuj", tha një nga përfaqësuesit e komitetit.

Sipas 26 organizatave joqeveritare, të përfaqësuara nga Komiteti për Mbrojtjen dhe Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare, Shën Kozmai ka qenë një person që i trumbetonte gjuhës greke, duke anashkaluar atë shqiptare.

Sipas tyre, nderimi i tij duhet të bëhet në vendin e tij të lindjes dhe jo ne Kolkondas, ku sipas tyre është ekzekutuar.

Kisha Autoqefale në Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë e Fierit, po merren me organizimin e 300- vjetorit të lindjes së Shën Kozmait.

Festimet do të bëhen në Fier, në fshatin Kolkondas, më datë 24 gusht.

Në Kolkondas gjendet një kishë që mban emrin e tij dhe aty mbahen çdo vit tubime dhe mesha për të përkujtuar Shën Kozmain.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBETJET MORTORE SILLEN NGA RUDNICA NË KOSOVË (08.22.2014)
ANULOHET LIRIMI ME KUSHT I ISMET HAXHËS (08.22.2014)
NDËRKOMBËTARËT E KOSOVËS - ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME NUK DO TË PRODHONIN REZULTATE TË PRANUESHME (08.22.2014)
SUPERVJEDHJA E BANKËS SË SHQIPËRISË - PROKURORIA FIRMOS FLETËTHIRRJEN PËR FULLANIN (08.22.2014)
Zëri i Amerikës, RUDINA SESERI - BORDI MBIKËQYRËS DHE GUVERNATORI FULLANI KANË DËSHTUAR (08.21.2014)
VJEDHJA NË BANKËN E SHQIPËRISË, RAMA - DUHEN VEPRIME TË KUJDESSHME (08.21.2014)
ZBULIMI - KISHA E PARË NË BOTË U NDËRTUA NË KOSOVË (08.21.2014)
U MBYLL SEANCA DËGJIMORE E GJYKATËS KUSHTETUESE (08.21.2014)
VJOSA OSMANI - SEANCA E KUVENDIT E 17 KORRIKUT ISHTE LEGALE (08.21.2014)
(përditësuar) NË GJYKATËN KUSHTETUESE FILLOI PËRBALLJA LAN-PDK, ARSIM BAJRAMI SULMON JAKUP KRASNIQIN DHE SHPALL KATËR KËRKESAT E PDK-së (08.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]