VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HARADINAJ - VOTIMI DO TË PËRSËRITET, POR KRYETARI MUSTAFA DO TË JETË KRYETAR I PARLAMENTIT

E Premte, 08.22.2014, 05:53pm (GMT1)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta mohojë të drejtën e shumicës në Kuvend për ta propozuar kryeparlamentarin.

"Njoftimi për media i Gjykatës Kushtetuese nuk e shpjegon vendimin në tërësi dhe është i pakomentueshëm prej meje. Ajo çka mund të them është se Gjykata Kushtetuese nuk ka mundur t'i ikë ose ta mohojë të drejtën e shumicës politike, në këtë rast LDK-AAK-NISMA dhe partnerëve për kandidaturën e kryetarit të Parlamentit. Ne presim të na njihet e drejta në kandidaturë sikurse në situatën për mandatarin e Qeverisë", ka thënë Haradinaj në një prononcim për express.

I pyetur nëse vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në favor të koalicionit LDK-AAK-Nisma, Haradinaj është përgjigjur, se ajo që blloku opozitar pret konsiston në atë se "është e pamundshme t'i mohohet opozitës, tash shumicë politike LDK-AAK-NISMA dhe partnerëve, e drejta në kandidim".

"Dhe ne presim që këtë kandidim ta zbatojmë në seancën e ardhshme. Na vjen keq që duhet të përsëritet votimi dhe të gjitha ato aspekte të cilat janë kaluar. Mirëpo, rezultati do të jetë i njëjtë, kryetari Mustafa do të jetë kryetar i Parlamentit", ka thënë Haradinaj.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.