VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPËRIA NDIHMON IRAKUN ME ARMATIM

E Premte, 08.22.2014, 06:00pm (GMT1)



Shqipëria do të rreshtohet përkrah vendeve që ndihmojnë Qeverinë e Irakut për të luftuar militantët e Shtetit Islamik.

Në një deklaratë për mediat, të cilën e transmetojnë mediat në Tiranë, Qeveria shqiptare thotë se do të mbështesë me municione Irakun, me qëllim luftimin e kësaj organizate terroriste.

"Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të jetë pjesë e koalicionit për mbështetjen e Qeverisë së Irakut me armë të lehta dhe municione në luftën kundër terroristëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik. Si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka dhënë që prej orës së parë kontributin e vet në luftën kundër terrorizmit dhe ka qenë e do të jetë pjesë e koalicioneve ndërkombëtare në Afganistan, Irak e më gjerë, bashkë me vende të tjera aleate dhe partnere", thuhet pos tjerash në deklaratë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.