VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ELSA LILA NË TIRANË - FIRMOS PETICIONIN KUNDËR FULLANIT

E Shtunë, 08.23.2014, 08:04am (GMT1)


TIRANE - Një ndër këngëtaret më të dashura për publikun, Elsa Lila është rikthyer ditët e fundit në Tiranë. Ajo do të jetë një ndër anëtaret e jurisë së talent show... "The voice of Albania", kjo ka qenë dhe një nga arsyet e rikthimit.

Pjesëmarrja e saj u bë publike vetëm disa javë më parë. Tashmë Elsa ka mbërritur në kryeqytet, ku dhe po përgatitet për këtë format. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja arsye që e ka bërë Elsën të kthehet.

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja është parë në tendën pranë Parlamentit të Shqipërisë, teksa ka firmosur peticionin për largimin e Guvernatorit Fullani. Krejt e vetme, Elsa i është drejtuar tendës dhe ka firmosur pro largimit.

Edhe më herët ajo ka qenë mjaft aktive sa u përket çështjeve më të nxehta politike në vend. Disa vite më parë, këngëtarja u kthye nga Italia, për të marrë pjesë në grevën e urisë që Partia Socialiste organizonte.

Ndërsa vitin e shkuar, ajo me anë të një video, i bëri thirrje kryeministrit Rama që të mos pranonte armët kimike në Shqipëri. Sa i përket karrierës, Elsa ka kohë pa lançuar një këngë të re.

 I gjithë publiku i ka sytë te rikthimin i saj në skenën shqiptare. Gjatë kohës që këngëtarja do të qëndrojë në Tiranë, ka marrë me vete dhe të bijën, vogëlushen Evita.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.