VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PENTAGONI FALËNDERON SHQIPËRINË PËR LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT

E Shtunë, 08.23.2014, 10:10am (GMT1)


Përfshirja e Shqipërisë në bllokun e vendeve ndërkombëtare që po u vijnë në ndihmë irakianëve në luftën e tyre kundër ekstremistëve të ISIS ka marrë vlerësimin e Pentagonit.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby deklaroi të premten se Shqipëria ka rënë dakord të furnizojë me armë forcat kurde që janë rezistenca më e fortë që po has ISIS në veri të Irakut për momentin. Ushtaraku i lartë amerikan falënderoi Tiranën për mbështetjen.

Një ditë më parë Ministria e Mbrojtjes njoftoi angazhimin e vendit tonë në koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS duke ndihmuar me armë dhe municione të lehta forcat kurde dhe irakiane, përcjell tch. Armët do të transportohen në Irak nga autoritetet italiane.

"Pala italiane u garanton autoriteteve shqiptare mbështetjen e dakorduar duke ofruar mbështetjen logjistike të nevojshëm për transferimin e armëve dhe municioneve", thuhet në një komunikatë të shpërndarë nga ambasada italiane në Tiranë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.