VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

WILLIAMSON - DYSHIMET PËR KRIME NË KOSOVË DO TË HIQEN VETËM PASI TË PËRFUNDOJNË PROCESET GJYQËSORE

E Shtunë, 08.23.2014, 04:27pm (GMT1)



Clint Williamson, tashmë ish-kryeprokurori i Task Forcës së BE-së që i ka hetuar pohimet për trafikim me organe në Kosovë, ka thënë se pala kosovare ishte e dëshpëruar që Taskë Forca nuk i ka hedhur poshtë akuzat për trafikim me organe, ndërkohë që në Beograd ka ndodhur e kundërta.

Sipas tij, zyrtarët serbë kur bëhet fjalë për tregtinë me organe kanë kërkuar që të thuhet se kjo ka qenë një fenomen i përhapur.

Williamson i ka dhënë një intervistë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, në ditën e fundit të punës si kryeprokuror duke thënë se dyshimet për krime në Kosovë do të hiqen vetëm pasi të përfundojnë proceset gjyqësore.

Sipas Tanjugut, në ndërtesën e Task Forcës në Bruksel ka masa të rrepta sigurie. Williamson ka thënë se ekipi që përbëhet nga zyrtarë të 20 shteteve ka bërë një punë të paanshme dhe se pikërisht për këtë çdo përpjekje për manipulim do të dilte shpejtë në shesh.

"Në Prishtinë ishin të dëshpëruar që nuk e hodhën në tërësi akuzën për tregti me organe, ndërsa në Beograd që nuk konfirmuam se bëhet fjalë për fenomen masiv", ka thënë ai.

    Në Prishtinë ishin të dëshpëruar që nuk e hodhën në tërësi akuzën për tregti me organe, ndërsa në Beograd që nuk konfirmuam se bëhet fjalë për fenomen masiv

Williamson kishte takuar në Kosovë Hajredin Kuçin, Bajram Rexhepin dhe Agim Çekun. Ndërkohë që ishte pritur edhe nga Presidentja Jahjaga, përcjell telegrafi.

Sipas tij, puna për formimin e Gjykatës është duke u zhvilluar me të madhe dhe se ajo do të përfundojë vitin e ardhshëm.

"Kemi punuar paanshëm, në mënyrë objektive dhe pa e pasur qëllimin paraprakisht që ta dënojmë apo mos të dënojmë dikë" ka thënë ai.

Megjithatë, ai pyet se prej nga erdhi përshtypja se kishte shumë raste të nxjerrjes së organeve kur edhe Dick Marty përmend raste të lokalizuara.

Williamson nuk pranon të tregojë se cila do të jetë detyra e tij e ardhshme.

"Çdo herë që kam lënë ndonjë detyrë, kam menduar se po përshëndetem me Ballkanin, por doli se kam menduar gabimisht", thotë ai.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.