VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJYKATA SUPREME JEP VENDIMIN - UKË RUGOVA DO TË MBROHET NË LIRI

E Shtunë, 08.23.2014, 08:00pm (GMT1)



Djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova i dyshuar për krim të organizuar është liruar dje nga arresti shtëpiak që të mbrohet në liri.

Lajmin për lirimin nga arresti shtëpiak të deputetit Rugova e ka konfirmuar avokati i tij mbrojtës, Nexhat Shabani.

Avokati Shabani ka thënë se Gjykata Supreme i ka shpall të paligjshme të gjitha veprimet nga koha e riarrestimit dhe gjykimin e tij me paraburgim prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore dhe e ka kthyer në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit. Shabani ka thënë se klienti i tij është liruar të mbrohet në liri me obligimin që të paraqitet dy herë në javë në Stacionin e Policisë.

Në fillim të këtij viti, saktësisht me 5 shkurt, Policia e EULEX-it e kishte bastisur shtëpinë e familjes Rugova në lagjen Velania në Prishtinë, me ç'rast kishin arrestuar deputetin Ukë Rugova dhe kishin konfiskuar materiale të dyshimta, përcjell televizioni publik.

Ukë Rugova ishte arrestuar me urdhër të prokurorit të EULEX-it nën dyshimin për kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me krim të organizuar: shitblerje-vizash (në Ambasadën Italiane), mashtrim dhe ushtrim të ndikimit, kontrabandë të emigrantëve dhe shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.