E Enjte, 03.28.2024, 08:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ANGELA MERKEL FLET PËRPARA KONFERENCËS SË BERLINIT - BALLKANI PJESË E BASHKIMIT EVROPIAN

E Djelë, 08.24.2014, 07:58am (GMT+1)



Në prag të Konferencës për Ballkanin Perëndimor në Berlin, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përcjellë mesazhin se të gjitha vendet e rajonit kanë perspektivë evropiane.

Sipas saj ky është qëllimi i përbashkët i të gjithëve, ndërsa anëtarësimi varet nga shpejtësia e implementimit të reformave në vendet aderuese.

"Ne ende i kemi në mendje luftërat e ashpra dhe për këtë kjo konferencë tregon se po shkojmë tutje, që i kemi tejkaluar përleshjet dhe kjo është shenjë e mire. Të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor iu kemi premtuar perspektivë evropiane dhe qëndrojmë pas kësaj. Korniza kohore ndërmjet anëtarësimit të Sllovenisë dhe Kroacisë nuk duhet të jetë kurrfarë matësi për anëtarësimin e vendeve tjera, por kjo varet nga secili shtet se kur mund të na bashkohet," deklaron Merkel .

Gjatë një bisede me politologun Konelius Adebar, Merkel ka sqaruar se qeveria gjermane ka vendosur ta organizojë konferencën, në të cilën janë ftuar kryeministra, ministra të Punëve të Jashtme dhe ata të ekonomisë, me rastin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore.

"Ne kemi menduar se çfarë të bëjmë me rastin e këtij përvjetori, kurse mos të shikojmë vetëm në të kaluarën dhe si mund të drejtohemi ka e ardhmja. Qeveria gjermane ka ardhur te ideja që t'i ftojë të gjitha shtetet e rajonit në mënyrë që të tregojë që sot më nuk ekzistojnë përleshje, edhe pse ende janë disa konflikte të vogla, por në përgjithësi ekziston unitet. Kjo, sipas mendimit tim, është e mundshme, sepse të gjitha vendet e kanë perspektivën evropiane", ka thënë Merkel.

Ajo ka kujtuar se me Serbinë dhe Malin e Zi i kanë nisur negociatat për anëtarësim, që Shqipëria dhe Maqedonia e kanë statusin e kandidatit, derisa Kosova dhe Bosnja po punojnë në atë drejtim.

"Sa më shpejt që vendet e caktuara i kalojnë proceset e reformave aq më i shpejt është edhe anëtarësimi në BE", ka thënë ajo.

Merkel po ashtu ka thënë se në Ballkan ende është e nevojshme të "mbahet fryma", duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare ende është e pranishme me trupa në Kosovë, ku ekziston edhe Misioni i BE-së (EULEX).

"Nuk duhet që vendet para kohe t'i marrin disa detyra në duart e veta. Edhe nëse ekziston përparim në atë rajon, ai po zhvillohet me hapa të vegjël", ka thënë Merkel.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VAZHDON OPERACIONI ANTIDROGË NË ZONËN E DUKAGJINIT (08.24.2014)
GJYKATA SUPREME JEP VENDIMIN - UKË RUGOVA DO TË MBROHET NË LIRI (08.23.2014)
WILLIAMSON - DYSHIMET PËR KRIME NË KOSOVË DO TË HIQEN VETËM PASI TË PËRFUNDOJNË PROCESET GJYQËSORE (08.23.2014)
VJEDHJA NË BANKËN E SHTETI, BRAÇE - FULLANI PENGON PUNËN E KOMISIONIT, REFUZON TË JAPË INFORMACION (08.23.2014)
PENTAGONI FALËNDERON SHQIPËRINË PËR LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT (08.23.2014)
NJË GRUP KUNDËRSHTON ME ARMË OPERACIONIN ANTIDROGË - POLICIA SHPALL SHPËRBLIM 100 MIJË EURO PËR INFORMATORËT (08.23.2014)
Deutsche Welle, KOSOVË - GJYKATA KUSHTETUESE PARALIZON PARLAMENTIN (08.23.2014)
ELSA LILA NË TIRANË - FIRMOS PETICIONIN KUNDËR FULLANIT (08.23.2014)
SHKRIMTARI ARDIAN KYÇYKU 'QYTETAR NDERI I POGRADECIT' (08.23.2014)
DUKAGJIN - HELIKOPTERI I USHTRISË QËLLOHET ME ARMË ZJARRI (08.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]