VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

REZERVAT E ARIT - SHQIPËRIA E FUNDIT NË BOTË, GREQIA 100 HERË MË E PASUR

E Djelë, 08.24.2014, 08:10am (GMT1)



Shqipëria rendit e fundit në listën e 100 vendeve të botës, përsa u përket rezervave të arit.

Në raportin e fundit të "World Gold Council" për muajin gusht 2014, thuhet se Shqipëria posedon 1.6 tonë flori, duke u renditur kështu pas Haitit, me rezerva prej 1.8 tonë. Shifrat konfirmohen edhe nga Fondi Monetar Nderkombetar.

Sipas të dhënave të publikuara për gushtin, rezervat më të mëdha në rajon i ka Greqia, me 112 tonë ar.

Ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Kroacia nuk rezultojnë si pjesë e kësaj liste.

 

Toni i rezervave dhe përqindjet

10 vendet e para në listë

1 Shtetet e Bashkuara të Amerikës 8,133.5,  71.9%

2 Gjermania 3,384.2, 68.4%

3 Fondi Monetar Ndërkombëtar 2,814.0

4 Italia 2,451.8, 67.0%

5 Franca 2,435.4, 65.1%

6 Rusia 1,094.7, 9.7%

7 Kina 1,054.1, 1.1%

8 Zvicra 1,040.0, 8.0%

9 Japonia 765.2, 2.5%

10 Hollanda 612.5, 54.3%

 

10 vendet e fundit në listë

90 Hungaria 3.1, 0.3%

91 Bosnja Hercegovina 3.0, 2.6%

92 Kanada 3.0, 0.2%

93 Mongolia 2.5, 6.6%

94 Luksemburg 2.3, 9.6%

95 Hong Kong 2.1, 0.0%

96 Islanda 2.0, 2.0%

97 Papua Guinea e Re 2.0, 3.1%

98 Trinidad dhe Tobago 1.9, 0.7%

99 Haiti 1.8, 6.1%

100 Shqipëria 1.6, 2.4%
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.