VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

WILLIAMSON PASOHET NGA KWAI HONG IP

E Djelë, 08.24.2014, 08:49am (GMT1)



Kryeprokurori Clint Williamson më nuk është në krye të Task Forcës Speciale. Aktualisht në këtë post, si Ushtrues Detyre i Kryeprokurorit është Kwai Hong Ip.

Taskë Forca e BE-së e cila ka hetuar pohimet e senatorit zviceran Dick Marty për trafikim me organe dhe krime luftë në Kosovë tash ka mbetur pa Kryeprokurorin Clint Williamson të cilit i ka skaduar mandati pikërisht sot. Në vend të tij, si ushtrues detyre është prokurori Kwai Hong Ip, shkruan kosovapress.

Williamson ka bërë të ditur se Hong IP, do të vazhdojë mbledhjen e dëshmive deri në formimin e Gjykatës, para të cilës pritet të dalin ish-pjesëtarë të UÇK-së që dyshohen se kanë kryer krime lufte.

Siç dihet Bashkimi Evropian tashmë ka kërkuar nga vendet kontribuuese nominime të kandidaturave për Kryeprokuror.

Ndërkohë për Kwai Hong Ip mund të gjendet vetëm pak të dhëna në internet. Ai ka qenë pjesë e Tribunalit për Ish-Jugosllavinë, por në faqen e ICTY nuk mund të gjendet as fotografia e tij.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.