VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHUHET MËSUESJA ELENI STEFA
E Djelë, 08.24.2014, 10:03am (GMT1)



Është ndarë sot nga jeta në moshën 102 vjeçare " Mësuesja e Popullit ", Eleni Jançe Stefa , një personalitet i shquar në fushën e arësimit.

Mësuesja e Popullit Eleni Stefa , ishte modeli i gruas se sakrifices nder dekada,Është nga plejada e artë e mësueseve që kanë pergatitur me dijen e tyre, dhjetëra breza intelektualësh, ishte Mësonjësja që meriton mirënjohjen e gjithkujt krejt botës shqiptare perjetesisht. E thjeshtë, e Bukur, e Guximëshme, e Mënçur, Krenare, Modeste dhe e Pabujë, Jeta e Nënë Eleni Stefës , është shëmbulli i Përkryer i Simbolit të Dashurisë dhe Dhimbjes Njerëzore duke e portretizuar si një mësuese të përjetshme të brezave, për gjithë ato vlera të lartë njerëzor! Ajo është bashkëudhetarja e denjë e Martirit të Demokracisë Kostaq Stefa, -dëshiroj t'ju them se respekti i qytetareve të Beratit ndaj Kostaqit, ështën jo thjesht dhe vetëm për flijimin e tij , duke u ekzekutuar padrejtesisht nga diktatura komuniste, -por kjo mirënjohje e bashkëqytetarëve është ngjizur edhe nga respekti nënë Eleni, për fisnikërinë e gjithëanshme qytetare, që ajo rrezatonte/ Mësuesja e Popullit Eleni Stefa është edhe Nëna e Shkrimtares dhe Humanistes-Vitore Stefa Leka! Ajo së bashku me bashkëshortin e saj janë personazhet kryesorë në librin "The Secret Rescue" (Shpëtimi Sekret) -të autores amerikane Cate Lineberry.

Lamtumirë përçuesja e Dijeve e Dritës në Shumë Breza, Eleni Jançe Stefa !
Lamtumirë Nënë dhe Bashkorte fisnike!
U prehsh në Paqen e Amëshuar! Të Qoftë Dheu i Lëhtë.
I përjetshëm Kujtimi dhe Drita e Veprës Tuaj, që ju latë pas!

RAIMONDA MOISIU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.