E Shtunë, 04.20.2024, 07:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Zëri i Amerikës, PETICIONI PËR SHKARKIMIN E GUVERNATORIT FULLANI - DERI TANI JANË MBLEDHUR 12 MIJË FIRMA

E Djelë, 08.24.2014, 05:23pm (GMT+1)


Deri tani janë mbledhur 12 mijë firma qytetarësh dhe veprimtarët pohojnë se do ta vazhdojnë peticionin derisa të fillojë punën parlamenti, për t'u bërë sa më shumë nënshkrime.

Veprimtarët e shoqërisë civile po vazhdojnë prej një muaji protestën kundër vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe mbledhjen e firmave nga qytetarët në një peticion për shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani nga detyra. Ata kanë hapur disa pika në kryeqytet dhe në qytetet më të mëdha të vendit ku deri tani kanë nënshkruar 12 mijë persona peticionin për shkarkimin nga posti të zotit Fullani pas vjedhjes së të paktën 7.2 milionë dollarëve nga Banka.

Një nga organizatorët e protestave dhe peticionit, Zirkon Disha, thotë se kaloi një muaj që u zbulua vjedhja shumëvjeçare e Bankës dhe ngjarjet po lëvizin shumë ngadalë. Disa persona u arrestuan dhe të tjerët vazhdojnë punën të qetë dhe të mbrojtur nga maturia e partive politike, të cilat dhanë deklarata të kujdesshme, thotë ai.

Mbledhja e firmave të qytetarëve për shkarkimin e guvernatorit Fullani do të vazhdojë derisa të rinisë punën parlamenti dhe atëherë peticioni do t'u dërgohet institucioneve kryesore të shtetit, me kërkesën që në krye të Bankës së Shqipërisë të ndërrohet drejtuesi pas skandalit të vjedhjes brenda mureve të saj nga punonjësit e vet për më shumë se 4 vjet.

Prokuroria arrestoi 10 persona dhe po kryen hetime për fajtorët dhe vendndodhjen e 7.2 milionë dollarëve të vjedhura, ndërsa qytetarët e thirrur nga rrjetet sociale dolën disa ditë rresht në protesta të shqetësuar për skandalin në Bankën e Shqipërisë, duke treguar të vetmin reagim nga shoqëria civile në këtë periudhë për cështje kryesore të opinionit publik.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NEW YORK TIMES - SHQIPJA NË MESIN E TRI GJUHËVE MË TË VJETRA TË BOTËS (08.24.2014)
SHUHET MËSUESJA ELENI STEFA (08.24.2014)
YLLI HOXHA - ASNJË DIKTATOR NUK KA 'SHKU PEJ SHPIJE' PA QITË SHKELMAHoxha - Ata që kanë shpresu se e heqim qafe SHIK-un me mjete demokratike janë naivet (08.24.2014)
WILLIAMSON PASOHET NGA KWAI HONG IP (08.24.2014)
REZERVAT E ARIT - SHQIPËRIA E FUNDIT NË BOTË, GREQIA 100 HERË MË E PASUR (08.24.2014)
ANGELA MERKEL FLET PËRPARA KONFERENCËS SË BERLINIT - BALLKANI PJESË E BASHKIMIT EVROPIAN (08.24.2014)
VAZHDON OPERACIONI ANTIDROGË NË ZONËN E DUKAGJINIT (08.24.2014)
GJYKATA SUPREME JEP VENDIMIN - UKË RUGOVA DO TË MBROHET NË LIRI (08.23.2014)
WILLIAMSON - DYSHIMET PËR KRIME NË KOSOVË DO TË HIQEN VETËM PASI TË PËRFUNDOJNË PROCESET GJYQËSORE (08.23.2014)
VJEDHJA NË BANKËN E SHTETI, BRAÇE - FULLANI PENGON PUNËN E KOMISIONIT, REFUZON TË JAPË INFORMACION (08.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]