VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOSOVA E SERBIA DO T'I BASHKOJNË PËRHERSHËM PIKAT KUFITARE

E Hënë, 08.25.2014, 07:24am (GMT1)



Kosova dhe Serbia, me ndihmën e Bashkimit Evropian, do të nisin së shpejti ndërtimin e pikave të përhershme dhe të përbashkëta kufitare.

Ndërtimi i pikave të përbashkëta kufitare është si rezultat i marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Në vendin e shënjuar për t'u ndërtuar pika kufitare e përbashkët parashihet të largohet një shkëmb dhe të ndërtohen objekte që do të vendosën autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë, ndërsa do të ndërtohet edhe një korridor i mbyllur që lidhë të dyja shtetet. Aktualisht Serbia po mban doganierët e saj pa uniforma me qëllim për të mos njohur Kosovën si shtet.

Që nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje autoritetet e Kosovës, si Policia dhe Dogana, kanë filluar të aplikojnë ligjet dhe kontrollet e njëjta si në të gjitha pikat e tjera kufitare në Kosovë. Këtë e konfirmojnë për televizionin publik, zyrtarë te policisë dhe Doganës në Jarinje.

Por, televizioni mëson nga burimet e saj se para disa ditëve në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjakë është sekuestruar nga dogana e Kosovës një sasi e mallrave të ndryshme që tentohej të hynte ilegalisht në Kosovë, teksa janë siguruar disa fotografi nga ky aksion.

Përveç pikës kufitare në Jarinje, Policia e Kosovës dhe doganat bëjnë kontrolle edhe në transportin hekurudhor. Përfaqësues të institucioneve të Kosovës thonë se tashmë janë në përfundim të përgatitjes së planit i cili parasheh ndërtimin e godinave që do të shërbejnë për të dyja palët në 6 pikat kufitare.

Marrëveshja për Menaxhimin e integruar të Kufirit, nga këndi analitik, shihet si mundësi e mirë për integrimin e veriut.

Objektet e përbashkëta të IBM-¬it do të ndërtohen me financimin e Bashkimit Evropian i cili tashmë ka alokuar fondet financiare për ndërtimin e objekteve si dhe ka kontraktuar kompaninë e cila do të hartojë projektet ndërtimore dhe do t'i kryejë punimet.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.