E Shtunë, 04.20.2024, 06:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
EKSPERTËT, KOSOVË - ORGANIZIMI EDHE I NJË PALË ZGJEDHJEVE, DËM PËR EKONOMINË

E Martë, 08.26.2014, 10:00am (GMT+1)



Ekspertët e çështjeve ekonomike vlerësojnë se organizimi eventual edhe i një palë zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, do të krijojë probleme të mëdha në zhvillimin ekonomik të vendit.

Organizimi i zgjedhjeve të njëpasnjëshme në Kosovë, sipas ekonomistëve, ka kosto të lartë dhe efektet për ekonominë janë negative.

Kosova më 8 qershor të këtij viti kishte mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, prej të cilave ende nuk është arritur të krijohen institucionet e reja të dala nga to.

Institucionet e Kosovës për dy herë me radhë nuk kishin arritur ta përmbyllin mandatin katër vjeçar, duke dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme. Derisa, vetëm para tetë muajve Kosova kishte mbajtur zgjedhjet komunale.

Profesori i ekonomisë, Naim Gashi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se organizimi i zgjedhjeve të njëpasnjëshme dhe vakuumi institucional ndikon drejtpërdrejt edhe në dekurajimin e administratës shtetërore për të kryer punën në mënyrë efikase.

"Organizimi i zgjedhjeve të njëpasnjëshme nga ana e shtetit të Kosovës në përgjithësi, përveç kostos së vet e cila ka një kosto mjaft të lartë rreth 6 milion euro i kushtojnë shtetit dhe taksapaguesve kosovarë, efektet janë të shumanshme dhe janë negative".

"Kjo për arsye se në rend të parë në kohën kur kemi një vakum institucional siç po ndodh tani ne kemi një frenim të realizimit të projekteve kapitale ne kemi një hezitim nga ana e investitorëve të jashtëm që të investojnë në Kosovë në kohën e paqartësive të mëdha politike", shton Gashi.

Në mungesë të institucioneve stabile të vendit, thekson Gashi, Kosova nuk do të mund të arrijë objektivat e veta të zhvillimit ekonomik dhe rritjen e bruto produktit vendor.

"Të gjitha këto zhvillime politike kanë pasur efektet e veta negative jo vetëm në nivel qendror, por edhe në atë lokal sa i përket realizimit të projekteve kapitale", vlerëson Gashi.

Organizimi edhe i një palë zgjedhjeve të reja, menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 8 qershor në Kosovë, sipas ekspertit të çështjeve ekonomike Lekë Musa, do të jetë një humbje kohe për Kosovën dhe për projektet që do të duhej të realizohen apo të fillonin gjatë këtij viti.

"Përsëritja e zgjedhjeve fillimisht ka ndikim negativ për arsye se nuk po mund të fillojë me proceset e zhvillimit e gjithëmbarshëm ekonomik, reformave dhe projekteve të ndryshme që janë në proces siç është Brezovica apo projekti i ndërtimi i Termocentralit dhe projektet tjera, pra kemi të bëjmë me stagnim të këtyre projekteve, pastaj reformat e shumta që mund të ndërmerren kanë ngecur", thekson Musa.

Gjatë tërë këtij viti, shton ai, në Kosovë ka pasur paqartësi politike të cilat kanë ndikuar në ngadalësimin e zhvillimit ekonomik.

Derisa, mbajtja edhe e një palë zgjedhjeve të parakohshme, sipas tij, do të ketë pasoja të mëdha të cilat do të reflektohen në mënyrë kronologjike edhe në vitet e tjera.

"I tërë viti 2014 ka shkuar në këtë formë, pra kemi pasur jo stabilitet politik dhe tani deri në fund të vitit nëse shkohet edhe në një palë zgjedhje atëherë do t'i humbim edhe gjashtë muaj në krijimin e institucioneve të reja. Kështu që viti 2014 nuk do të jetë një vit i mirë për ekonominë në përgjithësi", shton Musa.

Moskrijimi i Qeverisë së re të Kosovës ka sjell pengesa të mëdha jo vetëm në ekonomi, por ky ngërç politik ka zgjatur adresimin e shumë sfidave me të cilat përballet vendi.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPËRIA MË 2015 SYNON KUFIJ PA KONTROLL ME KOSOVËN (08.26.2014)
NDËRTIMET PA LEJE - KOMPETENCË E POLICISË (08.26.2014)
ISA MUSTAFA - PDK PROPOZON E PARA, POR KRYEKUVENDARIN E ZGJEDHIM NE (08.26.2014)
PDK KËRKON VOTA PËR KRYEKUVENDARIN, LAN PRET RASTIN E VET (08.25.2014)
POLITIKANËT - KATEGORIA MË E PASUR NË KOSOVË (08.25.2014)
YIHR PARALAJMËRON AKSION PËR TË PAGJETURIT (08.25.2014)
KOSOVË - GJYKATA KUSHTETUESE E ÇON VENDIN NË ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME (08.25.2014)
KOSOVA E SERBIA DO T'I BASHKOJNË PËRHERSHËM PIKAT KUFITARE (08.25.2014)
LAN - NËSE NUK NA JEPET KRYEKUVENDARI, JEMI GATI PËR ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME (08.25.2014)
BND PËR VITE TË TËRA MORI INFORMACION PËR MAFIAN NË SHQIPËRI (08.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]