VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AUTOSTRADA ADRIATIK-JON, TEMË QENDRORE E 4 KRYEMINISTRAVE

E Martë, 08.26.2014, 10:28am (GMT1)



Cavtat, 26 gusht - Në fokusin e takimit të djeshëm të kryeministrave të Kroacisë, Malit të Zi, BeH, dhe Shqipërisë në Cavtat të Kroacisë ishte ndërtimit i autostradës Adriatik-Jon. Takimi është zhvilluar në kuadër të përgatitjeve të konferencës për Ballkanin Perëndimor më 28 gusht në Berlin.

Kryeministri malazez ka thënë se me kolegët e tij nga Kroacia, BeH dhe Shqipëria ka diskutuar për përparimin infrastrukturës për të cilën janë të interesuar katër vende, dhe se e ka vështruar në dritën e ardhmërisë euroatlantike të rajonit, transmeton Zëri I Amerikës nga Podgoricia.

Kryeministri kroat ka konfirmuar se temë qendrore e diskutimit ishte autostrada Adriatik-Jon, por siç tha, ka pasur edhe tema të tjera.

"Temat e tjera të diskutimeve kishin të bënin me rrugën drejt integrimeve evropiane, për ndihmën, përkatësisht mbështetjen që Kroacia mund t'u ofrojë fqinjëve të saj në rrugën drejt BE-së... Rruga Adriatik-Jon është diçka që është perspektivë e afërt... Për Malin e Zi ky projekt është thelbësor, si lidhja më e afërt me Perëndimin, si dhe për Shqipërinë dhe BeH", ka thënë MIlanoviq

Edhe kryeministri shqiptar Edi Rama është i kënaqur që temë e lidhjes së vendeve me autostradën ka qenë në qender të vëmendjes.

"Ky është viti i parë që po takohemi rreth këtij projekti të përnbashkët. Ai do të lidhë veriun e Kroacisë, jugun e Kroacisë, një pjesë të BeH, Malin e Zi, por edhe Shqipërinë dhe është një projekt për të ardhmern e njerëzve të këtij rajoni", ka thënë Rama.

Katër kryeministrat ishin dakord që bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm për të cilin ata do të kërkojnë mbështetjen edhe në takimin me kancaleren gjermane Angela Merkel, të enjten, në Berlin.

Por sipas gazetës kroate "Jutarnji list", ndërtimi autostradës Adriatk-Joni në këto vende mund të fillojë vetëm pas hartimit të dokumentacionit të projektit, që do të thotë se përfundimi i saj është i mundshëm vetëm në vitin 2030, apo më vonë, pohon gazeta kroate.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.