VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LAN - AKTGJYKIMI I KUSHTETUESES I HAP RRUGË KRJIMIT TË INSTITUCIONEVE NGA LDK-AAK-NISMA

E Martë, 08.26.2014, 12:54pm (GMT1)


Koalicioni LDK-AAK-Nisma vlerëson se me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të publikuar sot, hapet rruga për krijimin e institucioneve nga blloku LDK-AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

Kështu thuhet në një kumtesë dërguar medieve nga LAN.

"Aktgjykimi, në veçanti në pikat 126 dhe 127, saktëson të drejtën dhe detyrimin kushtetues të deputetëve për të gjetur mënyrën për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, i cili zgjidhet me shumicën e votave" thotë kumtesa dhe shton:

"Koalicioni LDK-AAK-Nisma, bashkë me partnerët, do të vijojë punë për të finalizuar ndërtimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, në përputhje me vullnetin e të zgjedhurve të popullit të Kosovës.

Koalicioni dhe partnerët janë të përkushtuar që institucionet të ndërtohen sa më parë, me qëllim që të jenë në funksion të interesave të qytetarëve te Kosovës".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.