E Premte, 04.19.2024, 01:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
GJYKATA KUSHTETUESE - PARTITË TA ZGJIDHIN VETË NGËRÇIN INSTITUCIONAL

E Martë, 08.26.2014, 03:13pm (GMT+1)


Gjykata thotë se Kushtetuta e Kosovës nuk parasheh zgjidhje në rast të dështimit për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, tha se i takon Partisë Demokratike të propozojë kryetarin e parlamentit të Kosovës si grupi më i madh i dalë nga zgjedhjet e tetë qershorit, ndërsa vlerësoi se është detyrë e deputetëve që të gjejnë një zgjidhje për ngërçin politik.

Komentet e gjykatës janë pjesë e vendimit të datës 22 gusht me të cilin ajo e shpalli të pavlefshme zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit të Kosovës në seancën e 17 korrikut.  

Në një tekst 42 faqesh ku bëhen studime krahasimtare edhe me kushtetutat e vendeve të ndryshme evropiane, Gjykata shpjegon se grupi me i madh parlamentar duhet te konsiderohet subjekti qe ka më shumë vende në Parlament se çdo tjetër subjekt që ka marrë pjese në zgjedhje. Ky grup duhet ta propozojë Kryetarin e Parlamentit. Një argument shtese është se grupi parlamentar, ne kuptimin me te ngushte te fjalës dhe sipas rregullores se punës te Parlamentit mund te regjistrohet vetëm pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Parlamentit.

Para mbledhjes së parë të 17 korrikut, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë regjistruar si një grup i vetëm parlamentar me 47 deputetë, por vendimi i gjykatës, nuk e njeh grupin parlamentar të krijuar para zgjedhjes së organeve drejtuese të tij.

Partia Demokratike e cila ka 37 deputetë nuk e ka aktualisht numrin e nevojshëm për të zgjedhur kryetarin e Parlamentit, zgjedhje që kërkon të paktën 61 vota. Në rast të dështimit për ta bërë një gjë të tillë, nuk është e qartë nëse asaj do t'i jepet edhe një mundësi, apo këtë mund ta bëjnë partitë e tjera politike.

Gjykata Kushtetuese vëren në vendimin e sa se "askund në Kushtetutë nuk parashihet që dështimi në zgjedhjen e Kryetarit te Parlamentit do të shkaktonte mbajtjen e zgjedhjeve te reja parlamentare".

Në mungesë të shpjegimit të tillë, gjykata thekson se "është e drejtë dhe detyrë e të gjithë deputetëve të Parlamentit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Parlamentit, në pajtim me dispozitat kushtetuese ne lidhje me rregulloren e Parlamentit dhe ta bëjnë Parlamentin funksional".

Ndonëse gjykata i njeh Partisë Demokratike të drejtën për të propozuar kryetarin e Parlamentit, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, thanë në një komunikatë se vendimi i hap rrugën për krijimin e institucioneve nga ky bllok dhe partneret e tij.

"Aktgjykimi, saktëson të drejtën dhe detyrimin kushtetues të deputetëve për të gjetur mënyrën për të zgjedhur kryetarin e Parlamentit, i cili zgjidhet me shumicën e votave", thuhet në komunikatë në të cilën theksohet se ky bllok do të vazhdojë punën për të përmbyllur ndërtimin e institucioneve të reja të Kosovës, në përputhje me vullnetin e të zgjedhurve të popullit të saj.

Vëzhguesit ndërkaq, druajnë se ngërçi politik mund të rëndohet meqë asnjë dokument e rrjedhimisht as gjykata kushtetuese nuk parasheh ndonjë rrugëdalje në rast të pamundësisë për të zgjedhur kryetarin e parlamentit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OLIVER IVANOVIÇ - PARA GJYQIT NËN AKUZAT PËR KRIME LUFTE DHE VRASJE (08.26.2014)
LAN - AKTGJYKIMI I KUSHTETUESES I HAP RRUGË KRJIMIT TË INSTITUCIONEVE NGA LDK-AAK-NISMA (08.26.2014)
AUTOSTRADA ADRIATIK-JON, TEMË QENDRORE E 4 KRYEMINISTRAVE (08.26.2014)
EKSPERTËT, KOSOVË - ORGANIZIMI EDHE I NJË PALË ZGJEDHJEVE, DËM PËR EKONOMINË (08.26.2014)
SHQIPËRIA MË 2015 SYNON KUFIJ PA KONTROLL ME KOSOVËN (08.26.2014)
NDËRTIMET PA LEJE - KOMPETENCË E POLICISË (08.26.2014)
ISA MUSTAFA - PDK PROPOZON E PARA, POR KRYEKUVENDARIN E ZGJEDHIM NE (08.26.2014)
PDK KËRKON VOTA PËR KRYEKUVENDARIN, LAN PRET RASTIN E VET (08.25.2014)
POLITIKANËT - KATEGORIA MË E PASUR NË KOSOVË (08.25.2014)
YIHR PARALAJMËRON AKSION PËR TË PAGJETURIT (08.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]