VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LUBONJA DHE ÇOLLAKU SHPREHIN INDINJATËN E TYRE NDAJ POLICISË BASHKIAKE QË PENGON FIRMOSJEN E PETICIONIT – Të indinjuar edhe prej mungesës së mediave
E Martë, 08.26.2014, 09:04pm (GMT1)


VOAL - Ajtanga Lubonja dhe Basir Çollaku dy nga organizatorët kryesorë të Peticionit për shkarkimin e Fullanit janë shqetësuar ndaj arbitraritetit të Policisë Bashkiake e cila një ditë më pare ka ndërhyrë duke mos lejuar hapjen e pikës për firmosjen e peticionit pranë Xhamisë.

Basir Çollaku dhe Ajtanga Lubonja shprehin indinjatën e tyre ndaj ndërhyrjeve të kësaj Policie pranë Bashkisë të kryeqytetit.

"Sot në mengjes, tregon Ajtanga Lubonja, " kur u ula tek ''tavolina e punës''aty përpara Parlamentit, u ndjeva e tensionuar se si do reagonin qytetarët pas ndërhyrjes që bëri Policia Bashkiake tek pika që hapem karshi xhamisë! Së ashku me Basirin sistemuam bazen materiale dhe u pamë sy në sy! Po qytetaret filluan të vinin , jo një e dy, po shumë! Edhe ata ishin të shqetesuar sepse ishin informuar për ndërhyrjen e Policise Bashkiake. ''Çfarë hapësirash keni zene ju, kjo nisme s'është biznes, kjo nismë përfaqëson revoltën qytetare kundër hajduterisë...qe na mbyti!, thonin qytetarët,"tregon zonja Lubonja.

Ndërsa për këtë ndërhyrje të Policisë Bashkiake, Basiri do të shkrunte në një status të tij në facebook: "Bashkia Tirane nuk lejon një tavolinë një meter katror në një trotuar në qender tëe kryeqytetit, per mbledhjen e FIRMAVE per shkarkimin e Guvernatorit, sepse mungonte leja dhe cenohej hapesira publike. Duke falenderuar punonjesit ne zbatim te detyres se tyre, ne qytetaret e angazhuar ne kete nisme, çmojme se Paraja Publike dhe Hapesira Publike qe ka zene Guvernatori dhe mbrojtesit e tij, kapercen cdo limit ne dem te Interesit Qytetar. Sipas sloganit te Kryebashkiakut, Qytetaret jane te paret..por nuk qenka keshtu.

Më tutje Ajtanga sqaron se si organizatorë të Peticionit, ata mundohen të sqarojnë qytetaret, qe kjo nisme s'ka ngjyra politike. "Ne shprehim vullnetet tona kundrejt padrejtesive qe na jane bere si popull, duke na kthyer ne kavje!, thotë Ajtanga, e cila pas 23 vitesh tranzicion, vazhdon të jetojë në një dhomë të qytetit student, duke mos i mjaftuar vuajtjet që ka hequr gjatë diktaturës.

I indinjuar është edhe Basir Çollaku. Si për ndërhyrjen e Policisë Bashkiake, po ashtu edhe për mospraninë e shtypit dhe mediave. O kishte lajm për shtypin sot, o kurrë s'ka patur. Ja titulli i lajmit dhe kronikës të munguar, duke e privuar popullin nga e drejta e informimit. "'POLICIA BASHKIAKE, PENGON NISMEN PER FIRMOSJEN E PETICIONIT KUNDER FULLANIT, KUNDER HAJDUTERISE!!! "

Kur më këcënuan me jetë, tregon Ajtanga Lubonja, u tundën TV, sepse lajm për ta është vetëm kur ka krim ose tentativë për krim. Shtypi dhe media nuk e pasqyroi ndërhyrjen e Policisë Bashkiake. Nuk kemi shtyp të lirë, vazhdon më tutje Ajtanga. Megjithatë, shton ajo na përcjellin apo jo gazetat dhe televizionet, ne nuk do të ndalemi dhe do t'ja dalim".

Deri javën që shkoi ishin mbledhur 12 mijë firma. Ky numër vijon të rritet shumë shpejt.

 Në foto: Ajtanga Lubonja me Elsa Lilën ditën kur këngëtarja erdhi nga Italia posaçërisht për të firmosur peticioni
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.