VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LIROHEN NGA PARABURGIMI GJASHTË NGA 43 TË ARRESTUARIT PËR TERRORIZËM

E Mërkurë, 08.27.2014, 08:24am (GMT1)



Gjykata e Apelit ka liruar nga paraburgimi gjashtë nga 43 të arrestuarit të dyshuar për terrorizëm.

Ky vendim është marrë në bazë të ankesave të avokatëve mbrojtës të të dyshuarve për terrorizëm më datën 22 gusht 2014, ku janë aprovuar gjashtë nga 39 ankesa sa janë bërë në këtë gjykatë.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar edhe kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, por i cili nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër rreth këtij vendimi.

Berat Këpuska, Burim Konjuhi, Agron Lika, Gazmend Haliti, Visar Kadriu dhe Besim Shabani janë gjashtë të liruarit nga paraburgimi të cilët kanë qenë pjesë e grupit prej 40 të arrestuarve nën dyshimet për terrorizëm.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.