E Premte, 03.29.2024, 01:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOHA DITORE - PUÇI I (PA)SUKSESSHËM I KUSHTETUESES

E Mërkurë, 08.27.2014, 10:02am (GMT+1)



Dje u bë publik aktgjykimi i Gjykatës Kushtuese në lidhje me kontestin të cilin e ngriti PDK-ja për konstituimin e Kuvendit të ri dhe të udhëheqjes së tij, shkruan sot në Koha Ditore Flaka Surroi.

Me vendim me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi, pos ta shpallë zgjedhjen e Mustafës kundërkushtetuese dhe ta anulojë pjesën e dytë të seancës konstitutive, që:

1. Te ne, nuk ekziston shumica parlamentare, po veç ajo elektorale;
2. Te ne, Kuvendi konsiderohet funksional vetëm pas dhënies së betimit të deputetëve dhe zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së tij;
3. Te ne, kur të zgjidhet kryetari i Kuvendit në seancën e përsëritur, krejt deputetët duhet me qenë në sallë
4. Nuk ka arsye kushtetuese të shkohet në zgjedhje të reja, porse mund të ketë arsye procedurale...


Para se ta merrte këtë vendim, Gjykata Kushtetuese, fillimisht, e suspendoi punën e Kuvendit të Kosovës, institucionit që e ka themeluar me Kushtetutë dhe detyrat e të cilit i ka përcaktuar me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

Përderisa është praktikë që masat e përkohshme aplikohen te rastet e vendimeve apo edhe të ligjeve të kontestuara, ato nuk do të duhej të keqpërdoreshin për ta suspenduar madje organin më të lartë të pushtetit. E besoj se ky do të ketë qenë rast i paprecedent në parlamentarizmin madje edhe mesatarisht të avancuar në botë.

Pas paraqitjes së njërit nga autorët e Kushtetutës (njëkohësisht njërit nga nënkryetarët e PDK-së) në Interaktiv të hënën mbrëma, Arsim Bajrami, vendimi i djeshëm nuk doli të jetë fare befasi. Paraqitja e tij ishte paralajmërim i qartë i asaj që do të bëhej publike, e përcjellë nga arroganca e ngadhënjimtarit që është i vetëdijshëm se nuk mund të fitojë pa bërë hile.

Dhe hilja, edhe kësaj radhe, u gjet e fshehur te Gjykata Kushtetuese, e cila ka vendosur qysh ka vendosur, pa zgjidhur asgjë. Përkundrazi. Vetëm sa ia ka dalë ta ngatërrojë punën edhe më.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIROHEN NGA PARABURGIMI GJASHTË NGA 43 TË ARRESTUARIT PËR TERRORIZËM (08.27.2014)
MISIONI I FMN SËRISH NË TIRANË PËR BORXHIN DHE INVESTIMETQeveria u ka shlyer bizneseve nga detyrimet e prapambetura 250 milionë dollarë nga 350 milionë gjithsej të planifikuara (08.27.2014)
ALARMOHET SERBIA - SIMBOLI I BEOGRADIT ËSHTË NJË SHQIPTAR (08.27.2014)
KONFERENCA E BERLINIT - TIRANA ME PAKETË PROPOZIMESH (08.27.2014)
LUBONJA DHE ÇOLLAKU SHPREHIN INDINJATËN E TYRE NDAJ POLICISË BASHKIAKE QË PENGON FIRMOSJEN E PETICIONIT – Të indinjuar edhe prej mungesës së mediave (08.26.2014)
OPERACIONI ANTIKANABIS NË VERI - U QËLLUAN ME ARMË ZJARRI DY NGA TRE HELIKOPTERËT E MINISTRISË SË MBROJTJES (08.26.2014)
KOSOVË - DËNOHET PËRFSHIRJA E FËMIJËVE NË LUFTËRAT E HUAJA (08.26.2014)
Zëri i Amerikës, JONAS ROLETT - ÇËSHTJA E BANKËS SË SHQIPËRISË, PROVË PËR SISTEMIN (Intervistë) (08.26.2014)
GJYKATA KUSHTETUESE - PARTITË TA ZGJIDHIN VETË NGËRÇIN INSTITUCIONAL (08.26.2014)
OLIVER IVANOVIÇ - PARA GJYQIT NËN AKUZAT PËR KRIME LUFTE DHE VRASJE (08.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]