VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JAKUP KRASNIQI - VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE, POLITIK DHE I KORRUPTUAR

E Enjte, 08.28.2014, 07:10am (GMT1)


 

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i këshillit të "NISMA", Jakup Krasniqi ka thënë se vendimi i Kushtetuese është politik dhe i korruptuar. Sipas tij, GJK-ja nuk meriton respekt, pasi respekti fitohet nga vendimet e drejta.

Nëpërmjet një postimi në "Facebook", Krasniqi shkruan se Gjykata kushtetuese nuk e plotëson kushtin e drejtësisë në vendimmarje.

Më tej, ai shkruan se nuk pajtohet me deklaratën e të dërguarit gjerman për Ballkanin, Ernst Reichel, i cilii e gjykoi vendimin të drejtë. Sipas Krasniqit, Reichel e vlerësoi vendimin, sepse gjyqtari raportues nuk ishte shqiptar. Megjithatë, ai shprehet se pavarësisht raportuesit, vendimi nuk meriton respekt.

"Mendoj se, kushdo që të ketë qenë raportuesi, vendimi nuk meriton respekt. Pse? Së pari, vendimi është politik, së dyti, është i korruptuar, së treti, është diktues me nota detyruese për deputetet. Këto fakte janë të mjaftueshme për të konfirmuar se vendimi nuk është aspak profesional, është antikushtetues", shkruan Krasniqi.

 

Postimi i plotë i Jakup Krasniqit

"Në mediet tona sot u shkrua se: Ernst Reichel, i deleguari gjerman për Ballkanin "ka thënë se ky institucion i Kosovës (e ka fjalën për Gjykatën Kushtetuese, nënvizimi im, J.K) meriton respekt". Ndoshta duhet pajtuar, por vetëm atëherë kur vendimet e institucionit janë të drejta dhe në rolin e tyre Kushtetues. Edhe në jetën politike dhe ekonomike, suksesi e respekti varen prej vendimeve të drejta. Vendimi në fjalë i GJK nuk e plotëson ketë kusht të domosdoshëm.

Në rastin tonë, zoti Ernst Reichel, respektin e kërkon për të vetmen arsye, se gjyqtari raportues na qenka jo shqiptar, ndonëse fillimisht raportues ishte caktuar një gjyqtar tjetër, i cili në dy rastet e fundit e ka ndarë mendimin e tij. Ai sugjeron: "Gjykata Kushtetuese meriton respekt edhe nga ata që mund të mos pajtohen me vendimin e saj. Meqë ra fjala, gjyqtari raportues ka qenë një portugez dhe jo PDK-ja", ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. Kjo do të thotë se nëse raportuesi do të ishte shqiptar, ky institucion nuk do të meritonte respekt! (sic!) Mendoj se, kushdo që të ketë qenë raportuesi, vendimi nuk meriton respekt. Pse? Së pari, vendimi është politik, së dyti, është i korruptuar, së treti, është diktues me nota detyruese për deputetet. Këto fakte janë të mjaftueshme për të konfirmuar se vendimi nuk është aspak profesional, është antikushtetues",
përfundon Krasniqi.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.