E Enjte, 04.25.2024, 06:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
U ZHVILLUA KONFERENCA PËR BALLKANIN PERËNDIMOR NË BERLIN

E Premte, 08.29.2014, 07:32am (GMT+1)



Në Berlin u zhvillua dje një konferencë e posaçme për Ballkanin Perëndimor, e organizuar me nismën e kancelares gjermane Angela Merkel. Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja u përfaqësuan nga kryeministrat e tyre dhe ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë. Kancelarja Merkel tha se kjo konferencë është një proces që do të ketë vazhdimësi. Vitin e ardhshëm konferenca do të zhvillohet në Austri për të bërë një bilanc të asaj që parashikohet të realizohet gjatë kësaj periudhe. Kryeministri shqiptar Edi Rama foli për një moment historik i cili mblodhi bashkë udhëheqësit e Ballkanit në emër të një të ardhmeje më të mirë për rajonin, theksoi zoti Rama.

Konferenca në Berlin është një përpjekje për t'i dhënë një shtysë procesit të integrimit europian të rajonit, përmes edhe zhvillimit më të shpejtë ekonomik të tij. Përveç drejtuesve të  gjashtë vendeve ballkanike, në tryezën e Konferencës kishin qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Kroacisë e Sllovenisë, si vende të rajonit, tashmë anëtare të BE-së, si dhe të Francës dhe Austrisë, të cilat i janë bashkuar nismës gjermane, ndërkohë që Bashkimi Europian u përfaqësua me presidentin e Komisionit Europian Jose Manuel Barroso dhe komisionerin për Zgjerimin Stefan Fyle.

Në përfundim të takimit kancelarja Merkel shpjegoi se kjo konferencë synon të jetë një proces që do të vazhdojë për të paktën edhe katër vite, "do të ketë një vazhdimësi e do jetë një proces pune, ku ka shumë për të bërë. Bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve politike, ndërkohë që kemi diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal. Infrastruktura dhe Transporti janë të rëndësishme që njerëzit të komunikojnë", tha zonja Merkel. E në këtë kuadër ajo foli edhe për krjimin e një rrjeti të të rinjve të vendeve të Ballkanit.

Kancelarja gjermane tha se synimi është që procesi i integrimit europian i vendeve të Ballkanit të përshpejtohet, ndërsa theksoi se kjo është në dorën e vetë këtyre vendeve.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama, i cili ishte në krah të kancelares Merkel dhe presidentit të komisionit europian Barroso u shpreh se "jemi të vetëdijshëm që jo vetëm të themi se cfarë duhet të bëjmë por edhe ta bëjmë atë, nga të dyja palët. E të vijojmë të kryejmë ndryshimet e nevojshme për të siguruar që BE-ja të na shohë si partnerë e aleatë të besueshëm, si vende që në fakt qeverisen nga shteti i së drejtës, nga institucione demokratike, ekonomike e politike, që mund t'i zgjidhin problemet e tyre në paqe, vende që u ofrojnë njerëzve të tyre mundësinë e anëtarësimit në BE, me kusht që ju si dhe ne të tregojmë se jemi të gatshëm", theksoi zoti Rama.

Sipas kryemimistrit shqiptar konferenca e sotme përfaqësonte një cast historik, duke mbledhur në emër të së ardhmes udhëheqësit e vendeve ballkanike. Ai theksoi se vullneti i shprehur nga kancelarja Merkel "është garancia më e sigurtë se konferenca e sotme nuk është fundi, por fillimi i një procesi ristrukturimi në marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit, në terma ekonomikë e politikë".

E duke mbetur te termat ekonomikë, në takim Shqipëria propozoi një dokument pune, me projekte konkrete zhvillimi në fushën e Infrastrukturës, asaj të Transportit dhe Energjisë, në fushën e Turizmit dhe zhvillimit të sipërmarrjeve të vogla e të mesme. Nga ana e tij presidenti i Komisionit Europian Barroso, theksoi se "përmes instrumentave të para aderimit, janë parashikuar deri në vitin 2020, 12 miliardë euro, nga të cilat 20 për qind do të jenë të destinuara për projektet rajonale". Zoti Barroso foli edhe për një mbështetje që duhet dhënë dhe nga Banka Europiane, Berzh-i apo dhe institucione të tjera financiare.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VETËVENDOSJE - KUSHTETUESJA E VARROSI DEMOKRACINË (08.29.2014)
INCIDENTE TË RËNDA NË KUFIRIN KOSOVË-SERBI (08.28.2014)
KFOR DHE EULEX DËNOJNË AKTIVITETET ILEGALE NË KUFIRIN KOSOVË-SERBI (08.28.2014)
LUTJA E NJË NËNE (Intervistë) (08.28.2014)
BERLIN - SOT MBAHET SAMITI PËR BALLKANIN (08.28.2014)
FLORA BROVINA NUK E THËRRET SEANCËN PLENARE PA MARRË URDHËR NGA PDK (08.28.2014)
JAKUP KRASNIQI - VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE, POLITIK DHE I KORRUPTUAR (08.28.2014)
LDK-AAK-NISMA DHE VV, TË VENDOSUR KUNDËR PDK-së (08.27.2014)
RAMUSH HARADINAJ - PO MUNDOHEN TË NA KUSHTËZOJNË TË BISEDOJMË ME THAÇIN, POR NE NUK PRANOJMË ASNJË KOMPROMIS ME THAÇIN (08.27.2014)
SERBIA PRETENDON SE KOSOVA I KA ASAJ NJË BORXH 10 MILIARDË EUROSH! (08.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]