VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AMBASADA E SHBA - TË RESPEKTOHEN VENDIMET E GJYKATËS KUSHTETUESE

E Premte, 08.29.2014, 07:50am (GMT1)



Washingtoni dhe Brukseli bëjnë thirrje për tejkalimin e bllokadës institucionale, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë i kanë thënë gazetës se presin nga të gjithë liderët e Kosovës "që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të pavarur, dhe se ky vendim (v.j. aktgjykimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit) e përforcon përkushtimin e Kosovës për zgjidhjen e çështjeve ligjore në mënyrë transparente dhe demokratike".

Megjithëse nuk kanë pranuar të komentojnë nëse Kosova rrezikon të rrëshqasë drejt një krize institucionale edhe pas vendimit të Kushtetueses, zyrtarë amerikanë kanë thënë se me rëndësi është që të respektohen vendimet e saj, përcjell koha.net,

Njëjtë janë shprehur edhe nga Zyra e BE-së, të cilët insistojnë se nuk do të ndërhyjnë në proces.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.